Të gjithë banorët e fshatrave dhe lagjeve të Komunës së Drenasit, njofton se në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, do të fillojë Rindërtimi Kadastral në zonën tuaj.

Faza e parë e këtij projekti përfshin takimet informuese për t’i njoftuar banorët mbi procesin dhe përfitimet që sjell Rindërtimi i Kadastrit.


Zonat përfituese janë: Tërsteniku, Vërboci, Kizhnareka

Takimet informuese do të mbahen në këto data dhe vende: Fshati Vërboc. Data: 24.04.2025 Ora: 16:30 - 17:30 Vendi: SH.F.M.U “Dëshmorët e Fortesës” në Vërboc.

Fshati Tërstenik. Data: 24.04.2025 Ora: 18:15 - 19:15 Vendi: SH.F.M.U “Zenel Hajdini” në Tërstenik.

Fshati Kizhnarekë. Data: 25.04.2025. Ora: 16:30 - 17:30. Vendi: SH.F.M.U “Fehmi dhe Islam Kastrati” në Kizhnarekë.

Qëllimi i këtij projekti: Harmonizimi i gjendjes faktike të pronave në terren dhe të dhënave në kadastër.

Përfitimet kryesore nga ky projekt: Zyrtarizimi i të drejtave pronësore për pronat e paluajtshme (për rastet e trashëgimeve të paformizuara). Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore që nuk janë zyrtarizuar.

Matje gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për procesin e legalizimit.

Gjatë takimeve, banorët do të njoftohen mbi: Planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij.

Obligimet dhe përgjegjësitë e institucioneve: Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës.

Obligimet e Operatorit Ekonomik për zbatimin e planit të rindërtimit.

Të drejtat dhe obligimet e banorëve në procesin e rindërtimit. Shërbimet që do të ofrohen në kuadër të këtij projekti do të kryhen pa pagesë.

Ftohen të gjithë banorët e këtyre zonave të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në suksesin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin dhe legalizimin e pronave. /Telegrafi/