LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me zyrtarin në Maqedoni që harxhon 3577 euro për një biletë avioni (Foto)

Njihuni me zyrtarin në Maqedoni që harxhon 3577 euro për një biletë avioni (Foto)

Pushteti i ri në Maqedoni merr shenjat e pushtetit të kaluar.

Aleksandar Donev është drejtor i Agjencisë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit të Maqedonisë. Ai më herët ka qenë edhe një ndër protestuesit më të zëshëm të ”Revolucionit Laraman” nga ku ngrisnin zërin kundër pushtetit të OBRM-PDUKM-së, ndër to edhe për harxhimet stratosferike të pushtetit që udhëhiqej nga Nikolla Gruevski.

Por, tani që janë ndërruar drejtorët e institucioneve shtetërore ish-protestuesi e tani drejtori Donev ka bërë një gjë të njejtë me pushtetin kundërt të cilit protestonte. Ka harxhuar rreth 3577 euro për një biletë avioni për në Argjentinë ku duhej të zhvillonte disa takime promovuese për turizmin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Agjencioni për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedoni i realizon harxhimet në mundësi më të mira ekonomike dhe me qëllim të mirë. Për herë të parë kam fluturuar me biznes klasë për në Argjentinë për shkak se rruga është e gjatë, më shumë se 17 orë, dhe atje kisha agjendë të ngjeshur, shumë takime dhe duhej efikasitet. Në të gjithë udhëtimet tjera kam fluturuar me klasën ekonomike dhe me buxhete të vogla” thotë direktori Donev, pasi ai u kritikua shumë nëpër rrjetet sociale.

Përndryshe, bileta ekonomike për në Argjentinë ka kushtuar 180.000 denarë apo 2926 euro kurse Donev e ka zgjedhur atë më të shtrenjtën, biznes klasë që ka kushtuar hiç më pak se 3577 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori