Edhe pse deri më sot Bugatti Chiron ka mbajtur epitetin e veturës më shtrenjtë që ndonjëherë është prodhuar, këtë titull ia ka rrëmbyer vetura e re e Rolls-Royce e quajtur Sweptail.

Gjatë vikendit të kaluar Rolls-Royce ka prezantuar modelin e ri Sweptail, që kushton hiq më pak se 13 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.


1 573

Edhe pse ende nuk janë bërë publike detajet teknike të kësaj super veture,  Sweptail besohet se do të jetë i bazuar në gjeneratën aktuale të platformës së Phantom, që do të thotë se do të ketë një motor tejet të fuqishëm me 6.7 litra V12.

Epitetin e veturës më shpejtë e ka fituar falë fuqisë së madhe motorike, teknologjisë më të avancuar që e posedon si edhe luksit që gjendet në të gjitha anët.

2 229

Sa i përket zërimit, ka altoparlantë që e bëjnë shoferin të ndihet thuajse është në ndonjë koncert live, ndërsa karriget janë të punuar nga lëkura, por nuk mungojnë as ekranet e ndjeshëm në prekje. /Telegrafi/

3 200

4 134

5 99

6 79

7 65

8 54