LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me koleksionuesin e veturave ”oldtimer” në Maqedoni (Foto)

Njihuni me koleksionuesin e veturave ”oldtimer” në Maqedoni (Foto)

Në qytetin e Negotinës jeton një qytetarë i Maqedonisë që ka dashuri të madhe për veturat e vjetra të markave të ndryshme. Ai ka arritur që të ruaj disa lloje prej tyre për të cilat përkujdeset me fanatizëm të pashoq.

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se 69 vjeçari ka arritur që të ketë një koleksion të çmueshëm veturash, disa prej të cilave janë moshatare me të. Profesori i pensionuar Pashlakov ka 110 vetura të vjetra të njohura ndërkombëtarisht si ”Oldtimer” dhe për të janë dashuria më e madhe pas familjes.


Dëshira e tij ishte që të ketë edhe një tansk në koleksionin e çmueshëm. Për këtë, Pashlakov tentoi që ta blej një përmes ministrit të atëhershëm të Mbrojtes, Vllado Buçkovski, por nuk u realizua.

Për të parë koleksionin e tij, po u sjellim disa fotografi të siguruara nga agjencia e lajmeve AIM, kurse reportazhin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/