Pablo Eskobar, është vrarë më 2 dhjetor 1993, por reputacioni i tij ekziston edhe sot e kësaj dite. Por, megjithëse për një kohë të gjatë ka “udhëhequr” nëntokën kolumbiane, ai nuk ishte i vetmi “lojtar”.
Dhe kur themi se kishte edhe të tjerë, gjithsesi, duhet të themi se bëhet fjalë për grupin “Cali Cartel”.
Shefat e kartelit rival Cali, nga qyteti me të njëjtin emër në jugperëndim të Medeljin, kanë qenë vëllezërit Rodrigez Orejuela, Miguel dhe Gilberto.
Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, këto dy kartele kanë bashkëpunuar gjatë viteve 80-ta, kanë organizuar grupe të armatosura që luftuan kundër kidnapuesve dhe kanë punuar në “stabilizimin” e tregut të drogës, si dhe në ndarjen e tregut amerikan.
Por, ata edhe më tej vazhdonin të ishin rivalë. Shefat e “Cali” thuhet se ishin prapa tentim vrasjes së Eskobarit, kur kishin punësuar vrasës të paguar që nuk kanë arritur të vrasin atë në vitin 1989.
Kush është karteli “Cali”?
Përveç vëllezërve Rodriguez, karteli u themelua nga Jose Santacruz Londono, i njohur më mirë si Chepe apo Don Chepe.
Ata u ndanë nga Eskobari dhe bashkëpunëtorët e tij në fund të viteve 1980, kur atyre iu bashkua edhe Helmer Herrera, i quajtur edhe Pacho. Pastaj ata u bënë një “komitet ekzekutiv” prej katër anëtarësh i cili udhëhoqi me kartelin.
Me lidhjet me vrasësit e paguar, bashkëpunëtorë në vende të ndryshme, spiunë të panumërt dhe informatorë nga shteti, si dhe falë rrjetit të tyre të inteligjencës dhe zbulimit të inteligjencës në qytetin e Santiago de Cali, karteli u nga DEA u quajt edhe si “sindikata më e fuqishme kriminale në histori”.
Në kulmin e sundimit të kartelit “Cali”, ata kontrolluan mbi 90 për qind të tregut botëror të kokainës dhe ishin drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e tregut të kokainës në Evropë, ku kontrollonin 90 për qind të tregut. Nga mesi i viteve ’90, mbretëria e “Cali”-t ishte me vlerë disa miliardë dollarë.
Themeluesit, vëllezërit Rodrigez dhe Chapo Santakruz, dolën nga, siç përshkruanin ata, një nivel më i lartë shoqëror nga shumica e shpërndarësve të drogës. Një gjë e tillë mund të vërehet edhe nga nofka e grupit të tyre – “Zotërinjtë nga Cali”.
Thuhet se ata fillimisht u përfshinë në tregtinë e marihuanës. Për shkak të nivelit të ulët të përfitimeve, karteli vendosi të ripërtërijnë fokusin në diçka tjetër – kokainën.
Në fillim të viteve 70-ta, karteli në New York angazhoi Pacha Herreran për të krijuar një qendër shpërndarëse.
Kjo ishte koha kur DEA nuk ishte plotësisht në ndjekje të kokainës dhe e shihte si drogë më pak kritike se heroina. Mendohet se ky “lëshim” i DEA-s lejoi që karteli “Cali” të përparonte.
Grupi u zhvillua dhe organizoi disa “qeliza” të cilat funksionuan si të pavarura, por se i kanë dhënë raportime menaxherit, i cili ato të dhëna i përcillte Horhe Albert Rodrigezit (djalit të Gilbert Rodrigez), e ai kryesuesve të “Cali”.
E për të shpërlarë paratë nga shitja e drogës, siç thuhet më tej, karteli ka investuar shumë mjete në ndërmarrje të ligjshme biznesi, si dhe në kompani të mëdha.
Gilberto Rodrigez, i njohur edhe si “lojtar shahu”, kishte një reputacion të një njeriu të biznesit. E vëllezërit Rodrigez dhe partnerët e tyre, të cilët më vonë u bënë “biznesmenë”, kishin një emër të madh në publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?