LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Fabjola Elezajn – modelja nga Shqipëria që synon të sfilojë në pasarelat ndërkombëtare gjatë vitit 2022

Njihuni me Fabjola Elezajn – modelja nga Shqipëria që synon të sfilojë në pasarelat ndërkombëtare gjatë vitit 2022
Foto: Instagram

Një nga industritë në botën e bukurisë që shumë vajza të reja ëndërrojnë të jenë pjesë është modelingu.

Edhe në trevat shqiptare ky profesion është bërë shumë i dashur dhe fitimprurës.


Pjesë e kësaj industrie në vendin tonë është edhe ylli Fabjola Elezaj, 19 vjeçarja nga veriu i Shqipërisë. E njohur fillimisht për publikun shqiptar përmes rrjetit social TikTok, Elezaj tashmë ka arritur të bashkëpunoj edhe me agjenci të njohura në të gjithë botën.

@olaelee

😂

♬ Haus of Holbein (Sing-A-Long) – SIX

Në një intervistë për Telegrafin, Fabjola zbulon detaje se si filloi rrugëtimi i saj, tregon jetën jashtë rrjeteve sociale e pistave të modës, ndan pak nga planet e së ardhmes pas marrëveshjeve të reja, e jep edhe një mesazh për lexuesit e Telegrafit.

Meqenëse nuk kemi njohuri të mjaftueshme rreth jush – a mund të bësh një prezantim të shkurtër për publikun nga Kosova. Kush është Fabjola Elezaj?

“Si fillim faleminderit për ftesën! E shoh si një mundësi prezantimi me publikun e Kosovës, i cili me ka falur shumë suport dhe dashuri gjatë rrugëtimin tim që në fillim! Unë jam Fabjola Elezaj, ndryshe e njohur në rrjete sociale si ‘Olaelee’. Jam 19 vjeçe dhe vij nga veriu i Shqipërisë, konkretisht Malësia e Madhe. Fillimet e mia dhe qasja e parë që kam pasur me publikun ka filluar në Tiktok, ku dhe kam mbi 400 mijë ndjekës”.

Foto: Instagram

Si filloi rrugëtimi juaj në botën e modelingut, ka qenë një dëshirë e hershme, apo ishte gjithçka rastësore?

“Besoj si te shumica e vajzave, dëshira për të qenë modele ishte e përhershme. Prindërit e mi kishin një butik veshjesh dhe që në moshë të vogël kanë parë dëshirën time të provoj rroba, t’i modeloj dhe të ec me taka edhe pse tre-katër numra më mëdha. Pastaj, duke i dhënë vetës mundësinë të njihem nga publiku pata kontakte nga agjenci, dhe shumë kërkesa për punë si modele.

Foto: InstaStory

Nuk kam qenë kurrë pjesë e ndonjë agjencie, pasi në Shqipëri tregu nuk është shumë i larmishëm, por kam punuar si modele në disa projekte. Projekti im i parë ka qene në moshën 17 vjeçare, ku isha në kopertinën e një reviste. Për mua ai projekt mban një vend të veçantë, pasi të shfaqesha në revista ishte një ëndërr që flinte brenda meje për një kohë të gjatë! Pas asaj pata shumë projekte me spote televizive, firma të ndryshme veshjesh dhe klipe”.

A ishte e vështirë për ju të bëheshit pjesë e këtij tregu, duke marrë parasysh që shpesh në rrjete sociale e potenconi se gjithçka e keni arritur vetë?

“Të depërtoja në tregun e modelingut ishte pjesa më e vështirë. Kur njerëzit u njohën me talentin, dëshirën dhe vullnetin tim për ta vazhduar këtë rrugë më mbështetën gjatë gjithë vazhdimësisë time. Sa herë kam punuar si modele, njerëzit me të cilët kam punuar kanë kërkuar ta vazhdojnë bashkëpunimin, dhe kjo nuk besoj se ka qenë rastësi”.

Foto: Instagram

Nuk mund të them se isha e mirëpritur nga ky treg pasi është shumë i ashpër dhe konkurrenca ka qenë dhe vazhdon të jetë goxha e fortë, pasi Shqipëria ka një numër të madh modelesh të talentuara. Ndoshta kjo konkurrencë aq sa me ka shtyrë të jap më të mirën time, aq edhe është munduar të më ndaloj në këtë rrugëtim, prandaj më pëlqen ta potencoj që çdo gjë e kam arritur e vetme. Nuk kam pasur një figurë, menaxher ose dikë që të më drejtonte në këtë rrugëtim përveç familjes time dhe për këtë sot ndihem shumë krenare”.

Duke qenë se jeni mjaft e re në moshë, dhe tani udhëtimet për ju po bëhen më të shpeshta, a e keni të vështirë këtë pjesë?

“Në fakt ky ka qene një ndër problemet më të mëdha që në fillim ku puna më largonte nga shkolla dhe rrugëtimet nëpër Shqipëri ishin të shpeshta, gjë që e bëri të vështirë gjetjen e një mesi te artë mes shkollës dhe punës. Mbaj mend qe nisesha në pesë të mëngjesit për të kapur orarin e orës tetë të shkollës në Shkodër. Jo çdo kush e kuptonte lodhjen dhe presionin, prandaj u bë diçka që mua më shqetësonte shumë.

Foto: Instagram

Tani, këto udhëtime nuk janë më vetëm brenda Shqipërisë por dhe jashtë. Kam arritur deri diku t’i balancoj, pavarësisht se lodhja dhe mungesa e gjumit mbeten një ndër problemet e mia kryesore”.

Jeta jote përtej fushës së modës është po aq normale sa e një 19-vjeçareje të zakonshme? Na trego pak më tepër rreth përditshmërisë tënde?

“Mundohem shumë të mos e humbas bukurinë e moshës, adoleshencës, prandaj mundohem të takoj vazhdimisht miqtë e mi si në Shkodër dhe në Tiranë. Mblidhemi shpesh nëpër fundjava dhe mundohem të organizoj udhëtime.

Foto: Instagram

Në fakt më problem është pjesa e familjes, duke qenë se prindërit e mi jetojnë vetëm dhe unë jam më e vogla, përpiqem të shkoj shpesh që mos ta ndjejnë mungesën time. Në përditshmërinë time janë gati të pa shmangshme takimet për punë, por përtej tyre gjej kohë të lexoj, të bëj aktivitetet e mia të preferuara dhe të kujdesem për veten”.

Ju jeni një nga personazhet më aktive dhe të ndjekura shqiptare në rrjetin social TikTok, a është e vështirë për ty të krijosh përmbajte?

“Tiktok-u ndryshe nga para një viti, tani zë një pjesë më të vogël të ditës time, pavarësisht dëshirës dhe kërkesës së ndjekësve të mi që të jem aktive. Mundohem kur kam kohë te sjell diçka të bukur, pse jo edhe diçka nga jeta dhe dita ime.

@olaelee

Nejse e kalojm kte

♬ suono originale – Jona Vrioni

Tani TikTok-u është më shumë biznes se diçka qejfi pasi është një ndër burimet kryesore të të ardhurave të mia. Do mundohem ta mbaj sa më gjatë pasi i jam shumë falënderuese sepse nga aty filloi gjithçka”.

Ju ishit pjesëmarrëse edhe në “Miss Universe”, si ishte eksperienca dhe u a ndatë e kënaqur me çmimin që morët?

“‘Miss Universe’ ishte një eksperiencë që më mësoi shumë, më përballi me situata të cilat nuk kisha menduar se do i hasja ndonjëherë. Ishte një vendim i momentit, pasi unë kurrë nuk e kam parë veten si pjesëmarrëse në një kompeticion të tillë, por vendimet impulsive janë pjesë e karakterit tim. Fitova tri çmime, por më shumë fitova eksperiencë dhe profesionalizëm. Unë, ‘Miss Universe’ e kam konsideruar si një mundësi që publiku të njohë një anë tjetër timen – atë të posedimit te skenës, aftësisë për të dhënë më të mirën time dhe dëshirën për të qenë aty për publikun që më mbështeti pa fund.

View this post on Instagram

A post shared by Ola elee (@iamolaelee)


Bëra gjënë e duhur në momentin e gabuar, kjo është pak por e sigurt. Nuk isha gati të përballesha me presionin qe ka një ngjarje e tillë, por mund të them që ja dola. Pse jo, ndoshta pas shumë vitesh mund ta prek atë skenë në një mënyrë tjetër”.

Tanimë është vërtetuar se të qenurit pjesë e kompeticioneve të bukurisë të hap rrugë në botën e televizionit, a ishte ky një nga qëllimet e juaja?

“Ofertat për të qenë pjesë e televizionit më kanë shoqëruar që në fillim, edhe para pjesëmarrjes në ‘Miss Universe’. Por nuk e shoh veten pjesë të ekranit, pasi të them të drejtën jam edhe pak e zhgënjyer nga figurat që televizioni po promovon. Jam 100 për qind e fokusuar në modeling dhe mendoj që një ndër taktikat e suksesit është fokusi në vetëm një fushë. Ndoshta në fund të karrierës time, kur të kem arritur aty ku dua, mund të kthehem në Shqipëri dhe të jem pjesë e televizionit, pasi dua shumë të jem afër publikut shqiptar”.

Foto: Instagram

Së fundmi kemi parë se jeni bërë pjesë edhe e kompanisë së modeles Arbenita Ismajli, a mund të na tregosh pak më shumë për këtë bashkëpunim të ri, cilat janë pritjet tuaja?

“Po është e vërtetë, për momentin po menaxhohem nga Arbenita Ismajli e cila ka bërë të mundur depërtimin tim në tregun ndërkombëtarë, gjë për të cilën do i jem gjithmonë falënderuese. Më ofroi një kontratë që përmbante seriozitet dhe siguri, gjë të cilën nuk e kisha hasur në Shqipëri. Për momentin jemi në të njëjtën agjenci ne Angli, por jam gjithashtu pjesë e disa projekteve në SHBA, Zvicër dhe shtete të tjera në Evropë.

@olaelee

♬ son original – Wura-Edit

Jam shumë pozitive dhe shumë entuziaste për këtë eksperience të re që më pret. Mendoj qe suksesi do jetë i garantuar, pasi njerëzit me të cilët po punoj kanë besim të plotë në potencialin tim. Kaq mund të them për momentin, pjesën tjetër do e shikoni në vazhdim”.

Planet tuaja për vitin 2022?

“Nuk më pëlqen t’i tregoj planet e mia, por mund t’ju tregoj diçka në vija të përgjithshme. Qëllimi kryesore është depërtimi në tregun ndërkombëtar dhe bashkëpunimi me disa persona qe unë i kam pasur idhuj gjithmonë. Ndoshta mund rikthehemi një intervistë të tillë në fund të vitit 2022 që të paralelizojmë pozicionimi tim në fushën e modës”.

Foto: Instagram

Cili është mesazhi që dëshiron t’ia përcillni lexuesve të Telegrafit për Vitin e Ri?

“Uroj që ky vit të jetë më i bukur dhe i lehtë se dy vitet e vështira që kaluam për shkak te pandemisë! Shpresoj që 2022 të jetë plot surpriza të bukura për të gjithë ju! Faleminderit dhe një herë për ftesën!”.

Foto: Instagram

/Telegrafi/