LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me çantën që po pushton gjithë adhuruesit e modës

Njihuni me çantën që po pushton gjithë adhuruesit e modës

Në rast se keni vrarë mendjen për çantën e blerë këtë pranverë, ajo e ka një emër: Gabrielle.

Çanta e dizajnuar nga Karl Lagerfeld ka marrë emrin e themelueses së Chanel (ndonëse të gjithë e njihnin si Coco, ajo quhej Gabrielle) dhe është padyshim çanta e re më e rëndësishme e shtëpisë prestigjioze të modës, që prej prezantimi të modelit Boy në vitin 2011.

Dhe sigurisht nuk përbën çudi që yje të modës së rrugës si Caroline de Maigret dhe Gilda Ambrosio e kanë përfshirë menjëherë në pamjen e tyre.

Çanta e shumëpërfolur, rripi i dyfishtë i së cilës vlen edhe si një bizhuteri trupi, vjen në disa ngjyra neutrale dhe do të jetë padyshim një nga çantat it të vitit.

Burimi: WhoWhatWear