Njihuni me burrin që për 30 vite mbolli pemë dhe pyllëzoi një sipërfaqe prej 550 hektarë (Video)

Një burrë nga India e ka kthyer tokën e pambjellë, në një pyll të dendur me pemë.
Jadav Molai Payeng, për 30 vite me radhë e ka pyllëzuar një sipërfaqe me 550 hektarë, në vendlindjen e tij që ndodhet në regjionin Assam, transmeton Telegrafi.
Ai i ka filluar mbjelljet në vitin 1979 kur ishte vetëm 16-vjeçar, dhe që atëherë më nuk ka ndaluar.
Duke parë se si po hapen rripa dheu shkaku i mungesës së gjelbërimit, Payeng ka filluar të mbjellë në mënyrë që të mbrojë peizazhin.
Në ditët e sotme, është shtëpi e shumë zogjve, elefantëve, rinoqerontëve dhe drerëve.
Në 30 vitet tjera të jetës, ai mendon t’ia kushtojë krijimit të një pylli tjetër masiv. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































