Burri që ka më së shumti tatuazhe në trup është Lucky Diamond Rich, 47-vjeç nga Zelanda e Re, i cili veten e quan artist.

Emri i tij i vërtetë është Gregory Pol McLaren dhe është futur në librin e rekordeve Guiness, si njeriu me më së shumti tatuazhe, transmeton Telegrafi.


2 25

Lucky Diamond Rich qdo pjesë të trupit e ka "zbukuruar" me tatuazhe dhe atë nga dy herë. Konsiderohet si njëri nga yjet më të mëdhenj të cirkut.

Veten e konsideron me fat, pasi ka aftësinë të përpij shpata, të vozit biçikletën e lartë pesë metra dhe të qëndrojë i varur në zinxhir.

3 17

"Të gjithë reagojnë në mënyrë të çuditshme kur më shohin për herë të parë. Por, unë jam sikurse çdo njeri tjetër, kam probleme si gjithë të tjerët, vetëm se thjesht e kam vizatuar trupin", ka deklaruar Rich.

Ai madje ka vizatuar edhe veshët dhe hapësirën mes gishtave në këmbë dhe duar, e në vend të dhëmbëve natyral i ka vendosur disa artificial me ngjyrë të zezë me qëllim që të dukëet më i frikshëm.

4 12

Tatuazhin e parë thotë se e ka bërë kur ishte vetëm 16-vjeç, dhe deri më tani i ka kaluar mbi njëmijë orë në shtratin ku kryhen këto tatuazhe. Rich deri më tani ka bashkëpunuar me mjeshtrit më të mëdhenj të tatuazhe nga e gjithë bota.

5 8

"Tatuazhin e parë e kam bërë në bel pasi që frikësohesha se do të ma sheh e ëma. Të dytën e kam bërë dy vite më vonë, dhe kështu me radhë fillova ta mbuloj trupin me tatuazhe. Të gjitha paratë që i fitoja i investoja në trup (tatuazhe). Tërë trupin e kam vizatuar si 28-vjeçar, dhe aty vendosa të fillojë sërish nga e para", ka shtuar burri nga Zelanda e Re. /Telegrafi/