LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me 9-vjeçaren e cila e bartë çdo ditë në shpinë vëllanë e madh me aftësi të kufizuara, për ta dërguar në shkollë (Foto/Video)

Njihuni me 9-vjeçaren e cila e bartë çdo ditë në shpinë vëllanë e madh me aftësi të kufizuara, për ta dërguar në shkollë (Foto/Video)

Dihet botërisht që vëllezërit dhe motrat janë shumë të lidhur, dhe për asnjë moment nuk e lënë njëri-tjetrin në baltë.

Për 9-vjeçaren Zhou Dingshuang nga Kina, ajo praktikisht është duart dhe këmbët e vëllait të saj me aftësi të kufizuara, i cili kishte probleme me lëvizjen e duarve dhe këmbëve që nga lindja e tij, transmeton Telegrafi.

Kjo vajzë e vogël sakrifikon shumë për ta shkolluar vëllanë e saj, të cilin e bartë në shpinë çdo ditë për në shkollë, edhe pse shpesh asaj i bie të ecë nëpër borë apo shi.


“Kurrë nuk do ta lë, dhe gjithmonë do të jem këmbët dhe duart e tij”, ka deklaruar kjo vogëlushe për televizionin lokal Ëenshan.

Dingshuang kujdeset për 12-vjeçarin Zhou Dingfu, i cili vijon mësimet në shkollën e njëjtë sikurse ajo. Vajza e vogël zgjohet çdo mëngjes, ia pastron duart dhe fytyrën, e ndihmon të vishet dhe më pas e bartë në shpinë deri në shkollë.

Atyre u duhen të kalojnë disa rrugë ku veturat kalojnë me shpejtësi të madhe, dhe të ngjiten në shumë shkallë për të arritur në klasën e Dingfusë. Ajo gjithmonë sigurohet që të mos vonohen në shkollë dhe të kryejnë me rregull detyrat e shtëpisë, pavarësisht kushteve klimatike që mbretërojnë rrugës për në shkollë.

Ajo është bërë shtylla e shtëpisë, dhe vazhdimisht kryen punët e shtëpisë që do të duhej të kryente nëna e saj. Por pasi që dy prindërit e tyre janë gjithashtu persona me nevoja të veçanta, ajo duhet të sakrifikojë shumë.

Dingshuang gjithashtu ushqen derrat, punon tokën, pastron rrobat për tre anëtarët e familjes. Për asnjë moment nuk ishte pajtuar me faktin që vëllai i saj nuk do të mund të vijojë mësimet, dhe kështu ishte zotuar se do të bëjë gjithçka që ai të jetë nxënës i rregullt dhe të arrijë sikurse bashkëmoshatarët e tij.

Duke parë se kjo familje ka probleme të shumta, mësuesja Liu dhe menaxhmenti i shkollës kanë vendosur t’i rezervojnë një dhomë vëllait dhe motrës së vogël me qëllim që të mos u duhet të ecin deri në shkollë.

Dhoma në të cilën ata qëndrojnë kur kanë më shumë orë të mësimit është afro 500 metra larg klasës, ndërsa Dingshuang është zotuar se këtë përkrahje për vëllanë do ta vazhdojë derisa të jetë gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori