Njësitë zgjedhore një dhe gjashtë, fushëbetejë e partive për zgjedhjet e 11 dhjetorit (Video)

Kryetarët e partive politike preferojnë të dalin si bartës të listave, aty ku rezultatet janë më të ngushta.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në njësinë zgjedhore numër 1, bartës listës për OBRM-PDUKM ishte Nikolla Gruevski i cili arriti të fitojë LSDM-në me 15 mijë vota dallim, listën e të cilës e kryesonte Renata Deskoska. Në njësinë zgjedhore numër 6, që njihet si njësia ku partitë shqiptare marrin shumicën e votave, Ali Ahmeti ishte bartës liste për BDI dhe kishte kundër kandidat Menduh Thaçin nga PDSH, të cilin arriti ta fitojë me thuajse dyfishin e votave. Por ku do të zhvillohet lufta kryesore për vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit?!
LSDM thotë se sfida do të zhvillohet në të gjithë shtetit… qytetarët kundër Nikolla Gruevskit.
“Në Republikën e Maqedonisë do të ketë vetëm një luftë. Jo nëpër njësi zgjedhore por luftë e qytetarëve kundër Nikolla Gruevskit”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, për Tv21.
VMRO-DPMNE thonë se qëllimi i tyre është që të sigurojnë 63 ulëse në parlament.
“Gjithkund presim, në të gjitha njësitë synojmë që të marrim numrin maksimal të votave. Qëllimi ynë është që të arrijmë të fitojmë 63 mandateve”, tha tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Ivo Kotevski.
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme është favorit në dy njësi zgjedhore, në të gjashtën dhe dyshin.
“Për të qenë i sinqertë, unë mendoj se po të mos jetë manipulimi në Kërcove PDSH-ja është favorit në njësinë zgjedhore numër gjashtë, dhe po ashtu mendoj se në njësinë zgjedhore numër dy PDSH-ja është favorit për shkak të ngjarjeve të tmerrshme në Kumanovë dhe në Shkup. Në njësinë zgjedhore numër 1 nuk është favorit BDI-ja, por as PDSH-ja nuk është”, tha ai.
BDI ndanë ka mendim të kundërt me Thaçin. Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Bujar Osmani thotë se këtë herë presin që të kenë mbështetjen ende më të fuqishme se herët e kaluara.
“Në bazë të gjitha anketave nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, por edhe nga ajo që shohim në teren, pritet që qytetarët përsëri masovikisht të mbështesin opsionin më të sigurt të tyre në gjithë këto vite, atë të BDI-së në të gjitha njësitë zgjedhore ku ne kandidojmë”, u shpreh Osmani.
Analisti politik Nano Ruzhin betejat kryesore i sheh në njësinë zgjedhore numër një dhe gjashtë, ku edhe pret që si bartës të listave të ndeshen liderët e katër partive politike.
“Njësia zgjedhore numër një gjithmonë ka qenë një tregues se kush mund të fitojë, por nga ana tjetër në njësinë zgjedhore numër gjashtë do të përballen partitë politike nga blloku shqiptarë, por nga aty presim çudira dhe marrëdhënie të ashpër në mes të politikanëve dhe të simpatizantëve të partive, por frikësohem se aj temperament të mos sjellë incidente“, tha ai.
Ndërkaq partitë e reja jashtëparlamentare me krijim e blloqeve, synojnë që të ua prishin planet partive të më të mëdha./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gMuViKTcneg
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame