LAJMI I FUNDIT:

Njësia Speciale nuk largohet pa u hequr barrikadat

Njësia Speciale nuk largohet pa u hequr barrikadat

Me marrëveshjen për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte paraparë që në ora 08:00 të së shtunës të fillojë largimi i barrikadave në veri dhe vendosja e KFOR-it në Bërnjakë dhe Jarinjë.

Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Burime të KP bëjnë të ditur se Njësia Speciale po pret fillimisht largimi ne barrikadave, ndërsa protestuesit po kërkojnë që njëherë të largohet Policia e Kosovës.


Ndërkohë forca të shumta të KFOR-it kanë dalë në vendngjarje dhe njëra korsi është liruar për qarkullim.

Sipas marrëveshjes të arritur ditë më parë në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e Njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, sot në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë

Në pikën 2 të marrëveshjes, nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa që nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia do të përdorin stikersat në vend të ndërrimit të tabelave.