Policia e Kosovës në Lipjan ka prezantuar raportin e punës për vitin 2024 në të cilin janë përfshirë të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur zyrtarët policor.
Përveç zyrtarëve policor të trafikut, një punë të jashtëzakonshme e ka bërë Njësia e Hetimeve që drejtohet nga togeri Metush Jashari, derisa janë zbuluar shumica e rasteve të vjedhjeve të ndryshme, ndërkaq në shumë raste të tjera janë identifikuar kryerësit e veprave penale.
Nga 10 vetura të vjedhura gjatë vitit 2024 në territorin e kësaj komune, 9 prej tyre i kanë zbuluar pas një pune intensive dhe ato u janë kthyer pronarëve. Ndaj kryerësve të veprave janë iniciuar raste sipas ligjeve në fuqi. Po ashtu nga 197 vjedhjeve të tjera të rënda, sektori i hetimeve ka arritur t’i zbulon 88 prej tyre apo 45 për qind.
Po ashtu janë identifikuar edhe të dyshuarit për vjedhje të ndryshme si bateri të ndryshme të antenës së “Vala”-s, pastaj vjedhje të gjësendeve nëpër shtëpi dhe raste të tjera.
Basri Shabani, drejtor i Policisë së Kosovës për regjionin e Prishtinës, gjatë ceremonisë ka thënë se është bërë një punë e mirë në Policinë e Kosovës dhe janë arritur objektivat.
“Në disa raste janë tejkaluar objektivat e Policisë së Kosovës, por objektivi kryesor ka qenë ruajtja e qetësisë dhe rendit në përgjithësi në rajonin ku ju operoni është tejkaluar, andaj ju përgëzoj për punën dhe angazhimin e treguar. Uroj që edhe 2025-ta të ketë rezultate pozitive”, ka thënë Shabani.
Ndërkaq, Argjend Gashi, komandant i stacionit të policisë në Lipjan, ka thënë se viti qe lamë pas ishte mjaft sfidues në kuptimin e sigurisë së përgjithshme.
“Nuk mund te lemë pa e përmendur angazhimin tone ne numër tre shifror te planeve te ndryshme operative gjatë këtij viti, me theks të veçantë siguria në trafik dhe siguria në shkolla, me q’rast në të dy planet, falë angazhimit tonë serioz profesional dhe me përkushtim vlerësojmë se kishim mjaft sukses, sidomos gjatë sezonës verore. Gjatë vitit që lamë pas Policia e Kosovës, Stacioni ynë Policor, me qellim të ofrimit të sigurisë dhe ngritjes se ndjenjës së sigurisë për të gjithë qytetarët e komunës tonë dhe jo vetëm, jemi angazhuar, kemi reaguar dhe kemi trajtuar gjithsejtë 1358 raste”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, prej këtyre rasteve 861 raste ishin penale, 429 shënime zyrtare, 477 aksidente dhe 20 incidente.
“Kemi përgatitur dhe dorëzuar ne Prokurorinë e shtetit 900 kallëzime penale. Kemi zbatuar 112 autorizime te prokurorit te shtetit. Kemi zhvilluar 17 bastisje. Kemi arrestuar për vepra te ndryshme te kundërligjshme 115 persona te dyshuar. Ekipet tona reaguese ne teren kanë shqiptuar 17172 gjoba për kundërvajtje te ndryshme dhe kanë konfiskuar 51 patent shofer. Kemi realizuar 911 urdhëresa te gjykatave. Gjate vitit kemi pasur 348 Polic asistenca ne regjionin e Mitrovicës. Kemi pasur 409 Polic ne asistenca DRP Prishtine. Kemi pasur ne gatishmëri dhe te cilët i kemi angazhuar sipas kërkesave dhe nevojës 10 togje rezerve me 50 Polic’, ka thënë Gashi.
Sipas tij, gjatë vitit 2024 janë angazhuar për trajtimin e kërkesave për leje te armeve, me q’rast janë lëshuar 262 leje. Po ashtu janë trajtuar numër te madh të humbjes se dokumenteve për te cilat raste kanë lëshuar 1788 vërtetime për dokumente të humbura.
“Çështja e kërkesave të qytetarëve për verifikimin e të kaluarës kriminale po ashtu kishte angazhimin e madh te resurseve dhe energjisë, me ç’rast kemi lëshuar 3866 vërtetime. Kemi realizuar rreth 60 ligjerata nç shkolla, me tema të ndryshme te sigurisë, me mbi 2700 nxënës pjesëmarrës. Kemi arritur qe kohen mesatare te reagimit policor ta kemi rreth 10 minuta dhe kemi arritur qe te shënojmë mbi 1000 informata inteligjente”, ka thënë më tej Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Imazhet satelitore para dhe pas tërmetit në Mianmar

‘Fluturon, fluturon’ Bugatti - austriakut ia konfiskon policia veturën për ngasje të ‘egër’ në qendër të Vjenës

"Mos u zhvesh më ashtu” - Përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit, banorja: Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë

Kremtohet Fitër Bajrami në Shqipëri, mijëra besimtarë falen në sheshin "Skënderbej"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler