Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendesoje së shpejti mund të bëhët anëtarë i Bordit të RTK-së pasi doli më i poentuari nga një komision at-hoc i Kuvendit të Kosovës i përbërë nga 10 deputetë, 5 prej të cilëve ishin nga LVV.
Në zgjedhjet e fundit për Kuvend të Kosovës, Mehmet Kalisi humbi garën brenda Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Han të Elezit, për tu futur në listën për deputet përball Mirsad Shkretës vetëm për një votë.
Por, dy vjet më vonë, Kalisi doli më i votuari nga një komision me përbërje nga deputetë të Kuvendit të Kosovës për anëtarë të Bordit të Radio Televizioni të Kosovës (RTK).
Kështu, Mehmet Kalisi së shpejti mund të bëhët anëtarë i Bordit të medias së vetme publike në vend. Ai mblodhi plotë 904 pikë nga 10 anëtarët e komisionit vlerësues, pesë nga ta që vijnë nga partia në të cilën në vitin 2021 Kalisi ishte anëtarë.
Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së tani ka kaluar në dorën e deputetëve të Parlamentit, pasi komisioni rekomandoi gjashtë emra për anëtarë të bordit të telezionit publik.
Në një bisedë për Kallxo, Mehmet Kalisi e pranoi se ka qenë anëtarë i partisë e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës.
“Po, kam qenë kandidatë, për një votë më pak nuk kam fituar. Kam qenë anëtarë (i LVV-së) sepse pa qenë anëtarë nuk mundesh me kandidu për kandidat” – deklaroi Mehmet Kalisi.
Por, kandidati i cili doli më i poentuari nga Komisioni vlerësues në Kuvendin e Kosovës për anëtarë Bordi të RTK-së tha se nuk është favorizuar, anise ishte pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje.
“Jo nuk jam favorizuar sepse janë deputetet edhe të pozitës edhe të opozitës që kanë votuar. Ata po më akuzojnë që jam i afërt me Agim Veliun edhe me të PDK-së, çka me bë tash…” – tha Kalisi.
“Unë kam qenë anëtarë i Vetëvendosjes edhe kam qenë kandidat për deputet, këto janë fakte të pamohueshme edhe kam qenë votues i Vetëvendosjes më herët kam qenë edhe i partive tjera, këto nuk e dëmtojnë procesin që kam qenë më i mirë. Aktualisht nuk jam në ndonjë parti politike” – ka vlerësuar Mehmet Kalisi.
Me pikë maksimale, nga 100 sosh, Mehmet Kalisi u vlerësua nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani e Besim Muzaqi, ndërsa 100 pikë ia dha edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.
Fitim Haziri nga Vetëvendosje gjithashtu i dha shumë pikë Mehmet Kalisit, 99 sosh ndërsa nga 95 pikë Kalisi u vlerësua nga deputetët Isak Shabani i PDK-së dhe Nijazi Isaku i LVV-së.
Time Kadrijaj pati më së paku pikë për Mehmet Kalisin. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vlerësoi vetëm me 70 pikë ndërsa, Armend Zemaj i LDK-së dhe Tinka Kurti e LVV-së, Kalisin e vlerësuan me nga 85 pikë. Në fund, Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e vlerësoi me 75 pikë.
Në anën tjetër, se ishte në garë të brendshme brenda partisë për kandidat për deputet e ka pranuar edhe Mirsad Shkreta.
Por, sipas tij, Mehmet Kalisi nuk ka qenë në strukturat e partisë në kohën kur u përballen me garën se kush do të propozohet kandidat nga dega e LVV-së në Han të Elezit.
“Po, Mehmet Kalisi ka qenë në garë me mua si kandidat i mundshëm për deputetet nga Hani i Elezit. Se mbaj mend për sa vota, ka qenë një rezultat i ngusht” – tha Shkreta.
“z. Kalisi po bëhëm i sinqert, kurrë s’ka qenë anëtarë i VV-së, më duket ka qenë i propozuar në atë kohë, i propozuar is kuadër…” – ka thënë Shkreta.
Intervistomi i kanidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së u mbajtë më 1 nëntor 2023 ndërsa si më të vlerësuarit u zgjodhën gjashtë kandidatë.
Mehmet Kalisi, Ilir Bytyçi, Albinot Maloku, Shukrije Rama, Naile Demiri dhe Dritan Shaipi janë kandidatët më të poentuar nga 13 kandidatët e intervistuar nga Komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në listën e kandidatëve më të poentuar nuk ishin hyrë kryetari dhe nënkryetarja e bordit aktual të RTK-së, Besnik Boletini dhe Arta Berisha. Boletini e Berisha ishin pjesë e bordit të RTK-së qe dy vite në RTK me ç’rast nuk e kishin përzgjedhur asnjë grua në menaxhmentin e lartë, përkundër faktti që 3 nga to u ranguan më së larti kur kandiduan për poste të larta, gjë për të cilën Boletini u pyet gjatë intervistimit për anëtarë të bordit të RTK-së. Të dhënat lidhur me mungesën e grave në menahxmenint e lartë u ezkpozuan në hulumtimin e Kallxo “Radio Televizioni i Burrave”, dhe shkonin kundër praktikës së krijuar ku parlamenti i kishte caktuar 50% gra e 50% burra në bord.
Në vlerësimin ndaj kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së ka pasur një diskrepancë në poentimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës. Disa kandidatë nga deputetët e pozitës janë poentuar me shumë pikë ndërsa nga ata të opozitës me pak pikë dhe e kundërta.
Emrat e gjashtë kandidatëve më të poentuar do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhja e tre anëtarëve të bordit të RTK-së do të jetë në dorë të deputetëve, raporton KALLXO.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët