NJERIU QË SHITI BOTËN

Nga: David Bowie (albumi “The Man Who Sold the World”, 1970) Përktheu: Agron Shala
Zbritëm shkallëve
Folëm çka ishte dhe kur ndodhi
Edhe pse s’isha atje
Tha se isha miku i tij
Kjo m’u duk pak çudi
E i fola drejt në sy,
“kujtoja që moti, shumë moti
ke vdekë në vetmi”
Oh jo, jo unë Unë kurrë s’e kam humbur kontrollin Je sy më sy Me njeriun që shiti botën
Qesha dhe dorën ia shtrëngova
E rrugën për shtëpi mora
Kërkoja hapësirat
Me vite duke bredhur
Një shikim ngulmues fiksova
Në milionat e njerëzve këtu
Me gjasë shumë, shumë moti
Kemi vdekë në vetmi
Kush e di, por jo unë Ne kurrë se kemi humbur kontrollin Je sy më sy Me njeriun që shiti botën
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































