LAJMI I FUNDIT:

Njëri nga dëshmitarët e aksidentit në “Llaskarcë” e ndryshon deklaratën e tij të parë

Njëri nga dëshmitarët e aksidentit në “Llaskarcë” e ndryshon deklaratën e tij të parë

Dëshmitari i prokurorisë që ka punuar si shofer në “Durmo turs” në relacionin Gostivar-Shkup, në seancën e sotme gjyqësore për fatkeqësinë e autobusit në Llaskarcë, ishte dëgjuar si “dëshmitar armiqësor”, prejse tha se nuk është e saktë deklarata e tij në prokurori dhe se nuk i kujtohet nëse ka thënë që në autobus ka pasur pajisje për manipulim të shpejtësisë.

Për shkak të kundërshtimit të deklaratës së sotme të dëshmitarit Besnik Halimi me atë në prokurorinë, prokurori publik Darko Jakimovski kërkoi nga Gjykata t’i lejohet për ta paraqitur edhe një herë deklaratën e tij.

Pasi gjykatësja Diana Gruevska lejoi, prokurori Jakimovski dëshmitarit ia lexoi deklaratën e tij në PP, ku ka thënë se në autobusin që ka marrë pjesë në fatkeqësinë ka pasur pajisje të tillë për të cilën është dashur ta dijë Remzi Miftari sepse ai ka qenë shef i parkut vozitës.


Dëshmitari Halimi tha se ajo nuk është e saktë dhe nuk e ka thënë ashtu në prokurori.

“Nuk kam lidhje me këtë linjë prej vitit 2014 dhe nuk më kujtohet se çka ka qenë. Unë nuk jam ashtu inteligjent sikur ju që lexoni. Unë jam 62 vjeçar dhe shkurt u jam përgjigjur dhe ju më tërhiqni me fjalë. Ma patët dhënë për ta nënshkruar, por unë nuk e kam lexuar”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari Besnik Halimi, paraprakisht tha se ka punuar si shofer në “Durmo Tours” në vitet 2007-2014 në relacionin Gotivar-Shkup.

Derisa ka punuar në “Durmo Tours” kanë sjellur tre autobusë të rinj, në gjendje të mirë nga Gjermania, midis të cilëve edhe ai me të cilin ka ndodhur fatkeqësia.

“E kam vozitur edhe atë autobus, por nuk më kujtohet se kur. Kur kishim ndonjë problem, si goma e shpuar, ndërrimi i vajit ose rregullimi i dritares ose ngjashëm e lajmëronim Remzi Miftarin, ndërsa ndonjëherë edhe Durmishin”, deklaroi dëshmitari.

I pyetur nëse në autobus ka pasur pajisje për manipulim të tahografisë dhe ai e ka dërguar për shërbim në Autokomandë, dëshmitari Halimi tha se nuk i kujtohet në pajisje të tillë për manipulim dhe se e ka dërguar autobusin në shërbimin e kalibrimit dhe tahografit në Shkup, por nuk kujtohet ku.

Prokurori Jakimovski, e pyeti dëshmitarin nëse në seancën e kaluar gjyqësore ka qenë i pranishëm në Gjykatë, por për shkak të kohëzgjatjes gjykimi u ndërpre, pas së cilës në dalje para gjykatës ai personalisht e ka parë në praninë e të akuzuarit Remzi Miftari.

“Po, unë kam pasur kontakte me Miftarin dhe vetëm e përshëndeta, pas së cilës menjëherë erdhi prokurori. Dhe a mund të përshëndetem me njeriun me të cilin kam punuar 12 vjet”, tha dëshmitari Halimi.

Për fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 ishin më rëndë të lënduar janë akuzuar gjashtë persona.

Pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli, i punësuari i tij Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, dhe tre të punësuarit tjerë në stacionin për kontrollim teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën

Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin

Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin

Lajme
Kalo në kategori