HIV është virusi i cili dobëson sistemin imunitar të një individi, duke shkatërruar qelizën CD4, gjersa ende nuk është gjetur shërimi për të.

HIV/AIDS për momentin është i menaxhueshëm me terapinë antiretrovirale.


Disa nga personalitete të famshme janë duke luftuar në mënyrë aktive me këtë sëmundje, ndërsa të tjerët, për fat të keq, i janë nënshtruar pasojave të tij.

Telegrafi ju sjell disa prej figurave qendrore të botës së të shoubizit dhe sportit që janë prekur nga kjo sëmundje.

Freddie Mercury

1 122

Ai ishte ndër njerëzit e parë të njohur që pranoni se vuan nga sëmundja e SIDA-s.

Mercury është ylli i parë në botë, i cili është njohur publikisht se ka vdekur nga efekti i HIV/AIDS.

Ai vdiq nga inflamacion i mushkërive të shkaktuara nga AIDS-i në vitin 1991. Ai ishte vetëm 45-vjeçar. Artisti i ndjerë zbuloi se 24 orë para vdekjes se vuante nga AIDS.

Rok Hadson

2 55

Ai konsiderohet si një nga aktorët më të mirë të të gjitha kohërave. Dihej se ishte homoseksual, por kurrë nuk e pranoi atë në publik. Artisti njoftoi se kishte AIDS në vitin 1985 dhe vdiq vetëm tre muaj më vonë.

Anthony Perkins

3 49

Ai është më i njohur për rolin në Psycho, edhe pse më parë kishte nominuar në Oscar dhe fitoi Golden Globe. Ishte e njohur se kishte marrëdhënie me gratë dhe me burrat. Ai vdiq nga një pneumoni në vitin 1992 i shkaktuar nga AIDS, së bashku me gruan e tij, Berry Berenson dhe dy djemtë e tyre.

Magic Johnson

4 34

Ish-lojtari i famshëm i Los Angeles Lakers befasoi të gjithë botën kur zbuloi në vitin 1991 se ishte i infektuar me HIV/AIDS. Ai është shembulli më i mirë që ka jetuar kaq gjatë përmes një terapie afatgjate me këtë virus. Kjo fatkeqësi nuk e pengon të bëhet analist i madh sportiv dhe biznesmeni. Ai është gjithashtu një aktivist i njohur i HIV-it dhe menjëherë mbështeti Charlie Sheen kur mësoi se aktori ishte i infektuar.

Charlie Sheen

Charlie e1544884327695

Ka kohë që thuhet se aktori hollivudian është HIV pozitiv, por se e fsheh në mënyrë që karriera të mos i përfundojë dhe se partnerët e mëparshëm seksualë nuk do të paditen. Në fund, erdhi në sipërfaqe se ishte Charlie Sheen.

Conchita Wurst

Conchita

Conchita Wurst është njëra ndër ta, e cila së fundmi pranoi se është infektuar nga HIV. Ajo u bë e njohur pasi fitoi “Eurovisionin” në vitin 2014 me këngën “Rise like e phoneix”, ndërsa fakti se ishte një transversit e bëri atë edhe më të përfolur.

Eazy-E

Eazy E

Reperi përfundoi në një emergjencë për shkak të një sulmi të rëndë që mendonte se ishte astma. Ai u diagnostikua me HIV/AIDS dhe në më pak se një muaj vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga AIDS. /Telegrafi/