LAJMI I FUNDIT:

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria thotë se çështja është ende nën hetime

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria thotë se çështja është ende nën hetime

Sot është bërë një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje tragjike që kishte tronditur gjithë opinionin publik. Pavarësisht se ka kaluar një vit nga krimi, Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve: Naim Murseli, ish-bashkëshortit të viktimës, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se rasti ende është në fazën e hetimeve.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se çështja penale të cilës i referoheni është akoma në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe pasi që hetimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim e sipër, nuk është e mundur të ofrohen më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga Prokuroria.


Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë dyshohet se u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava.

Në njëvjetorin e vrasjes së 30-vjeçares ka shkruar vëllai i saj, Leonard Ademaj.

Ai ka pohuar se do ta kujtojnë gjithmonë me mall Liridonën.

“Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër. Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e ditës e mungesa jote vërehet çdo moment. Do të kujtojmë gjithmonë me mall, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të morën nga ne në moshën me të mire, e në mënyrën me dinake. Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra. Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja, dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, viktima, Liridona Ademaj pas vetës ka lënë dy djem, vrasja e saj kishte nxitur reagime të ashpra në shoqëri.

Naim Murseli, ishte figurë e njohur në Kosovë, ai për një kohë kishte punuar si këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori