Sot janë bërë 1 vit që kur kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut u betuan dhe nisën zyrtarisht punën. Vlerësimet janë të kundërta për atë se çka arriti Qeveria e Kosovës me këmbënguljen që t’i mbajë kryetarët në këto detyra, pavarësisht numrit të vogël të votave dhe bojkotit të zgjedhjeve nga serbët
Lulzim Hetemi, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri kanë mbushur sot vitin e parë nga marrja e detyrave në krye të tri komunave veriore të banuara me shumicë nga serbët.
25 majin e vitit 2023 ata u betuan si kryetarë të komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, mandate këto të cilave iu kontestua legjitimiteti pas numrit të vogël të votave që ata morën.
Shkaku i sigurisë së brishtë, që të tre betimin e kishin dhënë në objekte alternative.
E, pikërisht situata e sigurisë eskaloi kur serbët lokalë dhe grupet kriminale u mobilizuan që t’i pengojnë kryetarët të hyjnë në objektet kryesore të komunave.
I vetmi që arriti të hyjë në komunë ishte Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje me ndihmën e policisë, i cili për shtatë muaj nuk doli nga aty.
Ndërsa dy kryetarët tjerë që vijnë nga radhët e PDK-së zgjodhën që mandatin ta kryejnë nga objekte alternative në fshatra shqiptare.
Të pakënaqur me realitetin e ri, serbët protestuan për ditë të tëra, shumica prej të cilave ishin të dhunshme, ku për pasojë u lënduan policë të Kosovës, ushtarë të KFOR-it dhe punonjës të mediave.
Një vit pas, ky proces në sytë e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, u tregua i suksesshëm. Deputeti Arbër Rexhaj thotë se tani institucionet në veri kryejnë punën më mirë sesa kur ato udhëhiqeshin nga serbët.
“Ai sovranitet i ndërtuar prej letre ose ato institucione, ose integrimi ta themi i komunitetit serb në thonjëza, me një tik të Vuçiqit u rrëzua për tokë. Mendoj që Republika e Kosovës tregoi që nuk mund të ketë vakum, as nuk mund të ketë shembje institucionale, sepse megjithatë kemi institucione të cilat nuk lënë vakume dhe boshllëqe institucionale”, tha Arbër Rexhaj, deputet i LVV-së.
Por mendim krejtësisht të kundër ka deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili konsideron se nuk është shënuar kurrfarë arritje, shkaku i legjitimitetit të dobët të kryetarëve.
“E dimë që tashmë ky është një realitet i ri meqenëse patëm bojkotin e dytë të komunitetit serb për shkarkimin e tyre i cili për mua nuk është dashur të ndodhë, ka qenë një gabim që Kosova ka pranuar të hartojë një udhëzim administrativ për shkarkimin e kryetarëve. Nëse bash është dashur atëherë është dashur që kryetarët të japin dorëheqje dhe t’i japin rrugë procesit”, tha Rashit Qalaj, deputet i PDK-së.
Mirëpo, Qalaj shton se tani kryetarët duhet të vazhdojnë mandatin deri në fund.
Këtë fazë, deputeti i LDK-së, Anton Quni e quan të përkohshme. Andaj sipas tij, ajo duhet të tejkalohet në mënyrë që, siç thotë, Kosova të shtrijë sovranitetin real në veri.
“Mund të shihet funksionale për një periudhë të shkurtë derisa të krijohen kushtet dhe rrethanat për zgjedhje të lira. Unë po besoj që Qeveria do duhej me dhanë maksimumin që sa më shpejtë të krijojë kushtet dhe qytetarët të zgjedhin drejtuesit e tyre në nivelet komunale”, tha Anton Quni, deputet i LDK-së.
Disa ditë para Hetemit, Pecit dhe Zeqirit, betimin e kishte kryer kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
Pas një viti situata tani është krejtësisht e qetë në këto komuna dhe dy kryetarët e PDK-së tashmë kanë nisur që detyrën ta kryejnë nga objektet kryesore të komunave.
Kryetarë të komunave veriore u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare pasi ata nga partitë serbe bojkotuan zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.
Këto zgjedhje jashtëzakonshme ishin nxitur pikërisht nga kryetarët që vinin nga Lista Serbe, të cilët dhanë dorëheqje shkaku i pakënaqësisë me vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit