Një sulm rus në Kherson ka lënë të vdekur një zjarrfikës dhe ka plagosur katër të tjerë.

Të paktën katër shpërthime u dëgjuan rreth orës 11 të mëngjesit me kohë lokale - vetëm një orë para se të vendosej një armëpushim nga Rusia, transmeton Telegrafi.


Guvernatori rajonal i Khersonit, Yaroslav Yanushevich tha se forcat ruse goditën stacionin e zjarrfikësve  me artileri.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, ndërsa tre në gjendje stabile.

Një ndërtesë banimi pranë stacionit të zjarrfikësve u godit gjithashtu, tha Yanushevich. /Telegrafi/