Një i vdekur dhe 16 të lënduar nga shpërthimi në Leverkusen të Gjermanisë

244:"Smoke billows following an explosion in Wiesdorf, Leverkusen, Germany July 27, 2021, in this photo obtained from social media. Anna Fross/via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. 22:"ANNA FROSS via REUTERS
Të paktën një person ka vdekur dhe katër të tjerë mbeten të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Gjermani.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët në qytetin e Leverkusen kanë deklaruar se 16 persona pësuan lëndime si rrjedhojë e këtij shpërthimi, që ndodhi të martën në mëngjes.
Shuarja e këtij zjarri që u shkaktua nga shpërthimi zgjati për disa orë, derisa tufa tymi të zi shiheshin në zonë.
Policia iu ka thënë banorëve lokalë që të qëndrojnë brenda si dhe të mbyllin dritaret dhe dyert. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































