LAJMI I FUNDIT:

Një ushtar ukrainas sjell imazhe të rralla brenda fabrikës së çelikut në Azovstal – disa ushtarë shihen pa këmbë e duar dhe fytyrë të qepur

Një ushtar ukrainas sjell imazhe të rralla brenda fabrikës së çelikut në Azovstal – disa ushtarë shihen pa këmbë e duar dhe fytyrë të qepur

Një luftëtar ukrainas, i cili ndau një seri fotografish të fuqishme ndërsa mbronte fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duket se është zënë rob nga forcat ruse.

Dmytro Kozatskyi publikoi imazhe të ushtarëve të plagosur, të cilët janë të ngujuar brenda uzinës së rrethuar prej forcave ruse.

Në një mesazh të publikuar në Twitter, ai ka shkruar se “epo, kjo është e gjitha. Faleminderit nga strehimorja, Azovstal është vendi i vdekjes dhe jetës sime”.


Në një mesazh të veçantë në rrjetet sociale, ai solli imazhe të bëra brenda fabrikës.

“Meqë ra fjala, ndërsa jam në robëri, do t’ju lë fotografi të cilësisë më të mirë. Dërgojini ato në të gjitha çmimet e gazetave dhe konkurset e fotografive. Nëse fitoj diçka, do të jetë shumë mirë pas publikimit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ai.

Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, lajmërohet nga brendësia e fabrikës së çelikut: Po ndodh një operacion, lavdi Ukrainës
Lexo po ashtu Zëvendëskomandanti i njësisë Azov, lajmërohet nga brendësia e fabrikës së çelikut: Po ndodh një operacion, lavdi Ukrainës

Theksojmë se disa prej ushtarëve shihen pa duar dhe këmbë ndërsa njëri prej tyre kishte fytyrën e ënjtur dhe të qepur.

Ndryshe, zëvendëskomandanti i njësisë Azov, Sviatoslav Palamar, i cili ndodhet brenda fabrikës së çelikut ka publikuar një video teksa ka pohuar se po ndodh një operacion një uzinë, duke mos dhënë shumë detaje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori