Etik Ten Hag ka marrë drejtimin e Manchester United, por ende nuk kanë bërë asnjë transferim.

Trajneri holandez ka një listë me emrat e futbollistëve që dëshiron t’i ketë nën urdhrat e tij në Old Traford.


Frnekie de Jong është në krye të listës, por United po has në vështirësi për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga ylli holandez.

Vitinhaa

Mesfushori portugez Vitinha është gjithashtu dëshirë e trajnerit Erik ten Hag.

22-vjeçari ka pasur një vit mjaftë të mirë me Porton dhe shihet si zëvendësuesi adekuat i Paul Pogbas që është larguar nga Old Traford.

GettyImages 1238087443 scaled 1

Mediat angleze dhe ato portugeze kanë raportuar se United është gati të bëj një ofertë prej 40 milionë eurove për transferimin e Vitinhas në Ligën Premier.

Për portugezin në rast transferimi në Angli do të jetë përvoja e dytë në Ligën Premier, pasi për një sezon ishte i huazuar te Wolves. /Telegrafi/

telegrafi sport app