Një tjetër pushues nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në bregdetin e Shëngjinit këtë të premte.

41-vjeçari është transportuar menjëherë në spital nga ambulanca pasi i është dhënë ndihma e parë nga mjekët në bregdet.


Pushuesi po merr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Lezhës, dhe gjendja e tij shëndetësore është drejt normalizimit./TCH/