Një tjetër gjyqtar përjashtohet nga Euro 2024 pas gabimeve të mëdha që bëri

Një tjetër gjyqtar është përjashtuar nga Euro 2024 pasi UEFA e cilësoi se kishte bërë gabime të mëdha gjatë ndeshjes së fundit të Skocisë.
Të dielën, Skocia u bë ekipi i dytë që u eliminua nga Euro 2024 kur pësuan humbje me rezultat minimal 1-0 ndaj Hungarisë.
Ekipi i Steve Clarke e dinin se iu duheshin tri pikë nga ndeshja e fundit e grupit për t’u kualifikuar në mesin e 16 kombëtareve të mira, por një gol i Kevin Csoboth në minutat e fundit të takimit i dha fund një kampanje zhgënjyese.
Ani pse nuk merituan asgjë nga kjo ndeshje, lojtarët skocezë u ndjenë të dëshpëruar kur iu mohua një penallti në minutën e 79-të.
Sidoqoftë, gjyqtari argjentinas Facundo Tello bëri me shenjë që ndeshja të vazhdojë dhe VAR-i nuk intervenoi.
“Ai është nga Argjentina? Pse do t’i kërkoja llogari atij? Ai me siguri nuk e flet gjuhën. Nuk e di. Pse është ai këtu? Pse nuk është një gjyqtar evropian”, ka thënë përzgjedhësi i Skocisë, Steve Clark.
Një marrëveshje mes UEFA-s dhe organizatës nga Amerika Jugore, Conmebol ka bërë që Tello të ndajë drejtësinë në Euro 2024 dhe gjyqtari italian Maurizio Mariani në Copa America.
Sipas The Sun, gjashtë nga 19 gjyqtarët që ishin pjesë e Euro 2024 janë dërguar në shtëpi pasi iu bë më dije se nuk do të ndajnë më drejtësinë në ndonjë ndeshje.
Burime nga Spanja kanë raportuar se gjyqtari i VAR-it, Alejandro Hernandez, është dërguar në shtëpi pasi nuk e ka bërë vlerësimin e duhur të lojës sipas instruksioneve në incidentin e penalltisë së Armstrong.
UEFA beson se Hernandez dështoi gjithashtu të intervenojë kur mbrojtësi skocez Grant Hanley e goditi në fytyrë Endre Botkan në pjesën e parë, një incident i cili duhej të kishte rezultuar me penallti për Hungarinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri