LAJMI I FUNDIT:

“Një tjetër fuçi baruti në Evropë”, The Guardian: Serbia tërheq disa trupa nga kufiri me Kosovën pas paralajmërimit nga SHBA

“Një tjetër fuçi baruti në Evropë”, The Guardian: Serbia tërheq disa trupa nga kufiri me Kosovën pas paralajmërimit nga SHBA

Serbia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri i Kosovës pas paralajmërimeve të SHBA-së se mund të përballet me masa ndëshkuese për atë që Shtëpia e Bardhë e quajti një grumbullim “të paprecedentë” të trupave dhe armatimit serb.

Mediumi britanik “The Guardian” shkruan se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi se kishte urdhëruar tërheqjen e trupave. Në një deklaratë për Financial Times, ai tha se çdo veprim ushtarak do të ishte kundërproduktiv, duke shtuar: “Serbia nuk dëshiron luftë”.


“The Guradian” raporton se një zyrtar i qeverisë kosovare konfirmoi një tërheqje të pjesshme serbe të shtunën, me largimin e trupave dhe pajisjeve që ishin zhvendosur në pozicionet përreth kufirit në pesë ditët e fundit, duke lënë pas një forcë ende të konsiderueshme që është e vendosur përgjithmonë në zonë.

Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh
Lexo po ashtu Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh

Tutje mediumi britanik shkruan se tërheqja pasoi pas një deklarate publike nga Shtëpia e Bardhë e cila shprehi shqetësimin e saj, si dhe pati një thirrje të ashpër drejtuar Vuçiqit nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dhe pëforcimin e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), me qindra trupa britanike.

Në bisedën e tij me Vuçiqin, Blinken bëri thirrje për “deeskalim të menjëhershëm” dhe një kthim në marrëveshjen e tij të mëparshme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Të shtunën në mbrëmje, ambasadori i Gjermanisë në SHBA, Andreas Michaelis, e përshkroi situatën si “një tjetër fuçi baruti në Evropë” dhe një rrezik që duhet marrë seriozisht.

Michaelis tha se kishte pasur “bashkëpunim shumë të ngushtë midis Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit”, i cili kishte qenë “absolutisht çelësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”.

“Serbia duhet të veprojë tani,” tha Michaelis.

Vendosja e trupave ushtarake serbe në kufirin me Kosovën, erdhi një javë pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjithashtu të vrarë mbeten edhe tre sulmues nga grupi i armatosur serb.

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij
Lexo po ashtu Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Ky grup drejtohej nga Milan Radoiçiq, i cili njëherit është edhe nënkryetar i Listës Serbe. Përmes një avokati, Radoiçiq tha se ai ishte përgjegjës për shkëmbimin e zjarrit me policinë kosovare.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori