LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet i fuqishëm la të vdekur të paktën 296 persona në Marok

Një tërmet i fuqishëm la të vdekur të paktën 296 persona në Marok

Të paktën 296 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 shkallësh të Rihterit në Marok.

Shumë nga viktimat thuhet se gjenden në zona të vështira për t’u arritur në jug të Marrakech.


Tërmeti goditi vonë të premten – duke dëmtuar ndërtesat në qytetet e mëdha ndërsa njerëzit të frikësuar kanë kaluar natën në rrugë.

Të paktën 153 persona u plagosën dhe po trajtohen në spital, raporton skynews.

Dëshmitarët në Marrakech, i cili është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i thanë agjencisë së lajmeve reuters se disa ndërtesa janë shembur. Disa pjesë të mureve të ndërtesave të qytetit mesjetar u panë çarje të mëdha.

Stacionet televizive lokale transmetojnë fotografi të një minareje të rënë të xhamisë dhe rrënoja mbi veturat e dëmtuara. Të tjerët u panë duke bërtitur teksa dolën me vrap nga qendrat tregtare dhe restorantet.

Zyrtarët po punojnë për të pastruar rrugët në mënyrë që ambulancat dhe ndihma të mund të arrijnë të prekurit – por distancat e mëdha midis fshatrave malore do të thotë se do të duhet kohë për të mësuar shkallën e plotë të dëmit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), epiqendra ishte e lartë në malet e Atlasit – rreth 43 milje (70 km) larg nga Marrakech, një destinacion popullor turistik.

USGS shtoi se ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 11.5 milje (18 km).

Ky është një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur Marokun ndër vite – megjithëse janë relativisht të rrallë, një dridhje me magnitudë 5.8 shkallësh të Riheterit në vitin 1960 shkaktoi mijëra vdekje. /Telegrafi/