Shkencëtarët e kompanisë bioteknologjike “Tally Health” kanë zhvilluar metodën “CheekAge”, e cila mund të përcaktojë moshën biologjike të qelizave të faqeve
Edhe pse vdekja është një e vërtetë, porse kur dikush do të vdesë është ende një mister.
Megjithatë, sipas Daily Mail, tashmë ekspertët mund të jenë një hap më afër “datës së vdekjes”, pasi kanë zbuluar një test të thjeshtë.
Bëhet fjalë për marrjen e një strishe nga pjesa e brendshme e faqes dhe analizimin e ADN-së.
Një grup shkencëtarësh nga kompania e bioteknologjisë “Tally Health”, e cila ka selinë në Nju-Jork, ka zhvilluar një orë epigjenetike të quajtur “CheekAge” (“vitet e faqeve”), e cila është në gjendje të përcaktojë moshën biologjike të qelizave të faqeve, transmeton Telegrafi.
Scientists develop model to predict lifespan using cheek cellshttps://t.co/s4x7fIN51V
— Courthouse News (@CourthouseNews) October 1, 2024
Siç deklaruan ata, në vend të moshës reale të personit, në këtë rast përcaktohet mosha e qelizave, e cila mund të ndikohet nga gjenetika, stresi, gjumi, dieta dhe duhani.
Ky ekip testoi metodën e tij në 1.513 gra dhe burra, të lindur në vitet 1921 dhe 1936, të cilët u monitoruan gjatë gjithë jetës së tyre. Ata i ndanë në grupe dhe analiza zbuloi se ndryshimet e ADN-së lidhen ndjeshëm me vdekshmërinë.
Për shembull, pjesëmarrësit në grupin më të lartë “CheekAg” kishin 148 për qind më shumë gjasa të vdisnin atë vit në krahasim me ata në grupin më të ulët.
“Metoda e tyre ishte më e saktë se orët e tjera epigjenetike, të cilat analizonin gjakun”, tha ekipi, duke shtuar se të gjitha gjetjet e tyre ishin retrospektive.
Kjo nënkupton që një strisho e thjeshtë, jo invazive e faqes mund të jetë një alternativë e vlefshme për studimin dhe monitorimin e biologjisë së plakjes”, theksohet në artikullin në revistën “Frontiers in Aging”.
Por kishte edhe kundërshtime që paralajmëruan se kjo metodë nuk mund të parashikojë ditën apo edhe vitin e vdekjes së dikujt.
Megjithatë, Prof. Murrell pranoi se ndryshimet në ADN janë teorikisht të kthyeshme dhe se kjo metodë e re do të ishte e dobishme si një paralajmërim për njerëzit.
“Duke marrë parasysh që këto ndryshime janë rezultat i zgjedhjeve të stilit të jetesës, d.m.th nëse dikush pi duhan apo jo, shtimi në peshë, ushqimi i dobët dhe mungesa e fitnesit, në kombinim me një sëmundje themelore (kanceri, obeziteti, diabeti), d.m.th të gjithë faktorët që janë evidentë pa testim epigjenetik, gjasa janë më të mëdha që njerëzit të ndryshojnë zgjedhjet e tyre të jetës kur përballen me të dhëna nga ora epigjenetike sesa kur një mjek i përgjithshëm i paralajmëron ata ta bëjnë këtë, “tha Murrell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit