Një ëmbëlsirë shumë e shijshme. Të gjithë do të mbeten të kënaqur dhe ju nuk do t’i rezistoni dot pa e gatuar edhe herë të tjera.  Nga Armir Vasjari(Elegance)Përbërësit:▪ 200 gr çokollatë ▪ 50 gr gjalpë ▪ 50 gr kakao ▪ 5 vezë ▪ 50 gr miellPërgatitja:

Përziejmë gjalpin me vezët, kakaon dhe miellin.


I trazojmë derisa të formohet një mase kompakte, më pas e vendosim në një enë alumini dhe e lemë të piqet për nëntë minuta në 150 gradë.

Kur serviret në tryezë, mund ta shoqëroni me akullore sipas dëshirës, si edhe fruta të ndryshme.

Ju bëftë mirë!