Një qytetar në Zubin Potok ka raportuar se disa persona të panjohur gjatë natës ia kanë djegur kamionin që ishte i parkuar afër shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 02:00.


“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se person/a të panjohur gjatë natës i kishin djegur kamionin të cilin e kishte te parkuar në pronën afër shtëpisë së tij”, thuhet tutje.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/