LAJMI I FUNDIT:

Një qen nga Italia fitoi “çmimin e përgjithshëm”, në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Një qen nga Italia fitoi “çmimin e përgjithshëm”, në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Një qen nga Italia fitoi çmimin e përgjithshëm në Crufts, ekspozita më e madhe në botë e qenve, të dielën.

Miuccia, që është 4 vjeç, u bë qeni i parë italian që fitoi çmimin e lakmuar Best in Show në eventin në Birmingham, Angli, përcjell Telegrafi.

Ky vlerësim e la mbajtësin e saj, Giovanni Liguori, të mbytur nga emocionet.


“Është vërtet një ëndërr e realizuar, jam vërtet i tronditur. Miuccia bëri më të mirën, e ndjeva shumë të relaksuar në zinxhir, kështu që jam super, super i lumtur”, tha Liguori.

Miuccia u bë qeni i katërt që fitoi çmimin dhe mposhti konkurrencën nga më shumë se 18,000 qen të mbledhur në Qendrën Kombëtare të Ekspozitave të Birminghamit për katër ditë garash.

Një qen tibetian nga Rumania i quajtur Viking përfundoi në vendin e dytë, duke u bërë i pari i racës së tij që arriti në atë fazë të konkursit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Rastet më të çmendura të njerëzve të kapur në tradhti bashkëshortore

Fun

"Rezervova pushimin e ëndrrave, por e kuptova se isha i vetmi mysafir në ishull", burri ndan eksperiencën drithëruese në rrjete sociale

Interesante
Një qen nga Italia fitoi

Një qen nga Italia fitoi "çmimin e përgjithshëm", në ekspozitën më të madhe në botë në Angli

Interesante
Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Disa modele të çuditshme të dizajneve që tregojnë se ka njerëz “që favorizojnë kaosin e pastër”

Fun
Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

A është ky hajni më i huptë që keni parë? (Video)

A është ky hajni më i huptë që keni parë? (Video)

Fun
Kalo në kategori