Një punëtor humb jetën dhe një tjetër lëndohet nga rrëshqitja e dheut në Kisella Vodë (Video)
Një punëtor ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar nga rrëshqitje e dheut në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Punëtorët kanë qenë të angazhuar për ndërtimin e një muri mbrojtës në rrugën "Hristo Tatarçev". Ndërsa gjatë pasdites derisa punëtorët kanë qenë në lëvizje, ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Telma.
Nga Komuna e Kisella Vodës thonë se në interes të hetimeve nuk mund të japin më shumë informacione dhe se presin raport nga Prokuroria Publike dhe MPB-ja.
Punëtori i lënduar është vendosur në spitalin "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup, ndërsa mësohet se gjendja e tij është stabile dhe është lëshuar për kurim shtëpiak./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























