Një politikan italian humbi ekuilibrin, përfundoi me kokë në një dritare të çmuar të një ndërtese qeveritare në Romë

Një politikan italian ka përfunduar me kokë nëpër një dritare të çmuar prej xhami të vitit 1932, pasi humbi ekuilibrin në shkallët e një ndërtese qeveritare në Romë.
Pamjet filmike tregojnë momentin dramatik kur Emanuele Cani, këshilltar rajonal për Industrinë, humb ekuilibrin në Pallatin Piacentini Vaccaro, përcjell Telegrafi.
Dritarja e famshme u thye në disa pjesë, ndërsa stafi i ministrisë i erdhi menjëherë në ndihmë politikanit, i cili fatmirësisht mori vetëm lëndime të lehta.
- YouTube www.youtube.com
Cani shprehu keqardhje të thellë për dëmtimin e veprës historike dhe siguroi publikun se gjendja e tij ishte e qëndrueshme.
Dritarja monumentale, që zbukuron shkallën kryesore të godinës, konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të artit italian të shekullit XX. /Telegrafi/


















































