Një pjesë e opozitës serbe nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Parlamentit, në agjendën e së cilës është një raport për Kosovën, pasi ata besojnë se kjo është një “joshje për kthimin e opozitës në parlament”.
Këtë e kanë thënë sot në një konferencë për media Goran Çiriq (DS), Bosko Obradoviq (Dveri), Sanda Rashkoviq-Iviq (Partia Popullore), Marko Gjurishiq (SDS) dhe Mariniq Tepiq (Partia e Lirisë dhe Drejtësisë).
Çiriq tha se tema e Kosovës është e rëndësishme, por se ai nuk do të marrë pjesë në seancën pasi, ajo është një “performancë” në funksion të fushatave parazgjedhore dhe sulmeve ndaj opozitës.
Tepiq tha se sesioni i sotëm është “vetëm një karrem për opozitën” dhe se raporti nuk ka përgjigjet kryesore për të cilat ata janë duke pritur për shtatë vjet.
Ajo shtoi se raporti për punën e zyrës për Kosovën duhet të prezantohet nga Marko Gjuriq dhe jo nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Gjuriçiq tha se qeveria vazhdimisht u përpoq t’i kthente anëtarët e opozitës në parlament që kur u bashkuan me protestuesit, duke caktuar një seancë mbi financimin e Vojvodinës, ndryshimet në Kodin Penal dhe tani për Kosovën.
“Ky është kulmi i përpjekjes së tyre për të na thyer në vendimin për të mos marrë pjesë në seancën plenare”, tha Gjurishiq duke shtuar se kjo nuk do të ketë sukses.
Seanca për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ishte caktuar fillimisht në ora 10.00, por është shtyrë për në ora 16.00. Aty pritet që presidenti Vuçiq do të diskutojë për rreth 2-3 orë./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri