Një pije është më e mira për hidratim dhe nuk është uji

Ndërsa uji hidraton mirë trupin kur kemi etje, një pije tjetër e habitshme e mban trupin të hidratuar për më gjatë, kanë zbuluar studiuesit. Edhe pse uji, i thjeshtë ose me gaz, hidraton mirë, pijet që përmbajnë pak yndyrë, proteinë dhe sheqer e mbajnë trupin të hidratuar më gjatë – dhe qumështi del më i miri për këtë.
Një studim nga Universiteti i St. Andrews në Skoci krahasoi reagimin e trupit ndaj disa pijesh dhe zbuloi se qumështi është “më hidratuese se uji”. Sipas Ronald Maughan, profesor dhe autor i studimit, sa më shumë lëng të pini, aq më shpejt absorbohet ai në gjak nga stomaku dhe fillon të hidratojë trupin.
Pra, hidrataimi varet jo vetëm nga sasia e lëngut, por edhe nga përbërja e pijes dhe vlerat ushqyese, të cilat ndihmojnë trupin të qëndrojë i hidratuar më gjatë.
Një gotë qumësht lope, që përmban sheqer (laktozë), pak proteinë dhe yndyrë, ngadalëson zbrazjen e lëngut nga stomaku, duke mbajtur trupin të hidratuar për më gjatë. Qumështi gjithashtu përmban natyrshëm sodium, i cili ndihmon trupin të mbajë ujë dhe ul sasinë e urinës.
Ky proces është i ngjashëm me përdorimin e elektroliteve, të cilat përdoren për të rikuperuar ujin e humbur gjatë diarresë ose sëmundjeve. Elektrolitet përmbajnë sodium, potassium dhe pak sheqer, duke ndihmuar trupin të mbajë ujë kur ka nevojë.



















































