Një rast i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Vitisë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.


Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. /Telegrafi/