Një përleshje shpërtheu pranë sheshit "Nikola Pashiq" në Beograd, ku një grup burrash rrahën një të ri.

Siç shihet në pamjet e Blic.rs, ata e rrahën me grushte dhe shkelma dhe e rrëzuan në tokë.


Ai mbeti i shtrirë dhe një grup njerëzish e rrethuan.

Siç mësohet jozyrtarisht, ai është goditur nga një gur.

Shpejt mbërriti ambulanca, e vendosi të riun në barelë dhe e mori me vete. /Telegrafi/