Një nga pasionet e saj janë edhe kuajt, por jo i vetmi: Si i shpenzon paratë gruaja më e pasur në botë!
Alice Walton, trashëgimtarja e vetme grua e pasurisë Walmart, nuk është vetëm gruaja më e pasur në Amerikë, por edhe gruaja më e pasur në të gjithë botën – 68-vjeçarja gëzon një pasuri që vlerësohet me 43.7 miliardë dollarë.
Ajo së bashku edhe me dy trashëgimtarët e tjerë të pasurisë Walmart, Rob Walton dhe Jim Walton, kanë një pasuri që shkon deri në 133 miliardë dollarë.
Edhe pse Znj. Walton është gruaja më e pasur në botë, jeta e saj personale është shumë e rezervuar ndaj mediave dhe ajo parapëlqen të mos ekspozohet shumë pothuasje në të gjitha eventet që shkon.
Ndryshe nga vëllezërit e saj, asaj nuk i ka pëlqyer kurrë që të përfshihet në rolet drejtuese të kompanisë Walmart, por i është përkushtuar një fushe krejt tjetër nga ajo e biznesit, fushës së artit.
Kur ishte në moshën 10-vjeçare, ajo bleu veprën e parë të artit, një riprodhim i pikturës së Pikasos për vetëm 2 dollarë.
Ajo ka një koleksion shumë të madh veprash arti, me punë origjinale të piktorëve më të njohur amerikanë, të tillë si Andy Warhol, Norman Rockwell dhe Georgia O’Keefe.
Në vitin 2011, ajo hapi një muze i cili kushtoi plot 50 milionë dollarë, vetëm për të vendosur në të, të gjitha veprat dhe koleksionet e artit që ajo kishte blerë deri në atë vit, me një vlerë që shkonte deri në 500 milionë dollarë.
Në vitin 2014, ajo shpenzoi rreth 44.4 milionë dollarë për blerjen e një prej veprave të artit të piktores së famshme Georgia O’Keefe, njëkohësisht edhe një prej veprave të artit më të shtrenjta të blera ndonjëherë nga një grua.
Një tjetër pasion i saj janë edhe kuajt. Ajo shpenzon shumë në blerje dhe rritjen e kuajve të racave të ndryshme. Dy prej fermave të saj të fundit kanë kushtuar 19.75 dollarë dhe 22 milionë dollarë secila.
Në vitin 2014, ajo bleu një super apartament me pamje nga Avenue Park në Nju Jork, 25 milionë dollarë.
Kjo shtëpi është e rrethuar me 52 dritare gjigante xhami dhe ka rreth 558 metra katrorë hapësirë.
Edhe pse familja e saj ka bindje republikane, ajo dhuroi rreth 353,400 dollarë për fushatën zgjedhore të Hillary Clinton në vitin 2016.
Në vitin 2016, ajo i dhuroi 3.7 milionë të aksioneve të saj në Walmart (rreth 225 milionë dollarë) organizatës jofitimprurëse të familjes, Walton Family Foundation.
Kjo organizatë më pas i dhuroi 120 milionë Universitetit të Arkansasit, për të krijuar një shkollë arti. /Monitor.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër – bëhet virale historia
“Jetova në një spital të braktisur dhe gjeta diçka të frikshme pas një dere të mbyllur”, gruaja ndan historinë e saj në rrjete sociale
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)
‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)
Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima
E bëri sërish, presidenti portugez për pak sa nuk ia “këputë” dorën kryeministrit indian
Iowa Great Dane u quajt qeni më i gjatë në botë me një lartësi prej afro një metër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze