LAJMI I FUNDIT:

Një nga klubet më të mëdha gjermane kërcënohet me rënie në ligat amatore

Një nga klubet më të mëdha gjermane kërcënohet me rënie në ligat amatore

Shtatë herë kampion i Gjermanisë, ish-fitues i UEFA Cup dhe një nga klubet më të njohura në këtë vend, Schalke 04 po përjeton ditët më të këqija të historisë së saj të pasur.

Vitet e fundit kanë qenë shumë të trazuara për klubin nga Ruhr, kështu që ata u rrëzuan nga Bundesliga në vitin 2021, bënë një rikthim, por më pas u rrëzuan sërish sezonin e kaluar.

Kësaj radhe shihet se nuk do të ketë rikthim të shpejtë, por po kërcënohet seriozisht me rënie në kategorinë e tretë të futbollit gjerman, sepse aktualisht nuk janë në zonën e rënies vetëm për shkak të goldallimit.


E gjithë kjo është pasojë e punës katastrofike të klubit në dekadën e fundit (dhe më shumë se kaq), ku shumë lojtarë nga klubi u larguan falas si Manuel Neuer, Joel Matip, Loen Goretzka e shumë të tjerë.

Problemi edhe më i madh për Schalken, siç raporton Sky Sports, është fakti se financiarisht nuk mund t’i mbijetojnë rënies në kategorinë e tretë.

Schalke 04 ka hequr nga fanella emrin e gjigantit rus Gazprom, që është sponsori më i madh i klubit
Lexo po ashtu Schalke 04 ka hequr nga fanella emrin e gjigantit rus Gazprom, që është sponsori më i madh i klubit

Klubi është i varur nga të ardhurat që merr nga të luajturit në Bundesligs 2 dhe supozohet se shumica e lojtarëve kanë klauzola lirimi falas. Prandaj, Federata Gjermane e Futbollit, në rast të rënies nga kategoria, nuk do të lëshojë licencë për nivelin e tretë të garave për arsye financiare.

Kjo do të thotë se klubi do të binte direkt në ligën e katërt, e cila luhet sipas sistemit rajonal dhe është kryesisht amator.

Është shumë e diskutueshme nëse Schalke mund të vazhdojë të funksionojë në një mënyrë të tillë dhe mundësia që klubi të mbyllet përgjithmonë përmendet në mediat gjermane. Do të ishte një humbje e madhe për traditën e futbollit gjerman. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore