Një nënë kishte vizituar madje edhe një prift “për ta çliruar nga demonët” djalin e saj gjashtë vjeçar, përpara se ta linte atë në një pyll gjatë gjithë natës, të lidhur për një pemë me një thes të vendosur në kokë dhe duart e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nadezhda Kulikova, 33 vjeçe, është nën hetim për vrasjen e dyshuar me "dhunë të veçantë" mbi incidentin në periferi të Moskës.


af1

Ajo thuhet se ka përdorur më parë “mjekë magjistarë” në një orvatje për të shëruar "problemet e sjelljes" të fëmijës së saj.

af2

Djali, i quajtur Lev, liroi veten nga pema dhe u nis drejt një autostrade ku një shofer vuri re dhe e shpëtoi fëmijën. Ai ishte jashtë në temperatura nën zero për rreth 13 orë.

af3

Siç bëhet e ditur, Lev iu lut atij për ndihmë dhe u shpëtua dhe u dërgua në stacionin më të afërt të benzinës për të thirrur policinë.

af4

Djali i tha atij se ai ishte lidhur dhe lënë nga nëna e tij, duke pretenduar se e donte qenin e familjes më shumë se ai. /Telegrafi/