Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.T.
“I njëjti dyshohet se më datë 14.08.2020, rreth orës 21:34, në Klinë, te parkingu i parkut të lojërave, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të atë çastshme dhe përleshjes fizike në mes të pandehurve dhe të dëmtuarve, të pandehurit kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarit në atë mënyrë që, të pandehurit gjatë përleshjes nxjerrin thikat dhe godasin të dëmtuarit duke iu shkaktuar lëndime trupore të cilat në momentin e shkaktimit ishin të rrezikshme për jetën e pastaj ikin nga vendi i ngjarjes ndërsa, të dëmtuarit dërgohen në spital me qëllim të ofrimit të ndihmës së parë.
Me këto veprime të pandehurit S.T dhe L.T dyshohet se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.11 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Të pandehurit S.T i është caktuar masa e paraburgimit me datë 16.08.2020 ndërsa, i pandehuri L.T ka qenë i pakapshëm për organet e drejtësisë deri me datë 15.01.2021 kur është arrestuar dhe është sjellë para gjykatës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do procedohen të dy të pandehurit të cilët janë vëllezër, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se të njëjtit mund të koordinojnë dhe harmonizojnë mbrojtjen e tyre si dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë për ndryshimin e deklaratave të tyre, e me qëllim të shmangies apo zbutjes së përgjegjësisë penale si dhe të ndikojnë te të dëmtuarit dhe dëshmitarët e tjerë të cilët ende nuk janë procedura, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës”, thuhet në njoftimin për media.
Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe duke e marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën në të cilën është kryer dhe fakti i kryerjes së veprës penale në një vend ku në momentin e kryerjes kanë qenë të grumbulluar një numër i madh i njerëzve, si dhe duke pas parasysh raportet e acaruara me të dëmtuarit, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e tentuar penale apo të kryej ndonjë vepër të natyrës së njëjtë.
Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi