Gjykata Themelore në Pejë–Dega në Deçan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve H.T. dhe A.V. ndërsa, të pandehurit A.Ç. i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar të dëmtuarit.
Sipas gjykatës ky vendim është marrë pasi që i pandehuri H.T, në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer në muajin maj 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit si pasojë e pandemisë dhe disa borxheve që i kishte, në atë mënyrë që i pandehuri i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë të cilën i dëmtuari ia kthen në muajin prill 2020, mirëpo të dëmtuarit i rëndohet edhe më shumë gjendja financiare dhe i pandehuri në muajin maj 2020 i jep përsëri para me fajde duke realizuar kështu dobi pasurore.
“Pastaj, i pandehuri, në fillim të muajit maj 2021, me fjalë, seriozisht e kanos të dëmtuarin se duhet të vazhdojë të paguaj fajdenë ose do ta privojë nga jeta, për çka te i dëmtuari shkakton frikë dhe panik.
Me këto veprime i pandehuri H.T. kishte për të kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe veprën penale kanosja nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, i pandehuri A.V., në muajin tetor 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, në atë mënyrë që të dëmtuarit për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri i jep pare me fajde, të cilën i dëmtuari e paguan çdo muaj.
“Me këto veprime i pandehuri A.V kishte për të kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
“I pandehuri A.Ç., në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2021, me dashje ndihmon personin tjetër në kryerjen e veprës penale të fajdesë në atë mënyrë që, të dëmtuarit në vitin 2019 për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri A.Ç. ndërmjetëson te i pandehuri H.T, që t’i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë.
Me këto veprime i pandehuri A.Ç. kishte për të kryer veprën penale Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”.
“Të pandehurve H.T. dhe A.V. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për ta cilat dyshohen. Gjithashtu, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale dh karakteristikat personale të pandehurve, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale, të përsërisin veprën penale apo të arratisen e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.
“Të pandehurit A.Ç .gjykata ia caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar të dëmtuarit meqenëse ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë dhe se ekzistojnë rrethanat se i pandehuri mund të ndikojë te i dëmtuari në rast të kontaktit me të. Andaj, i pandehuri e ka obligim që në distance prej 200 metra të mos i afrohet shtëpisë së të dëmtuarit dhe në distance prej 50 metra të mos i afrohet vetë të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.
“Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate”.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi