Mesfushori i kombëtares portugeze dhe kapiteni i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka kërkuar nga përgjegjësit e rregullave të futbollit që të heqin sanksionet e lojtarëve për heqjen e fanellave në festën e golave.

Portugezi iu referua shembullit të shokut të tij të skuadrës Amado Diallo, i cili humbet ndeshjen e radhës për shkak të heqjes së fanellës.


E gjithë kjo erdhi kur Diallo shënoi gol ndaj Liverpoolit në minutën e 121-të të çerekfinales së FA Cup për fitoren 4:3 të United, për ta kualifikuar ekipin e tij në fazën tjetër të kësaj gare.

Festimi që pasoi i dha atij një ndëshkim me të dytin të verdhë, respektivisht të kuqin, që do të thotë se ai nuk do të ketë të drejtë të luante kundër Brentford.

amad diallo

“Një moment i tillë duhet të festohet dhe duhet ndryshuar rregulli ekzistues”, ka thënë fillimisht kapiteni i Djajve të Kuq.

“Duhet të jetë e mundur të festohet një gol, duhet të jeni të lumtur në atë moment. Sigurisht, me respekt për klubet e tjera”, përfundoi Bruno. /Telegrafi/

telegrafi sport app