LAJMI I FUNDIT:

Një model i ri po vjen nga Meizu

Një model i ri po vjen nga Meizu

Meizu ka lansuar Meizu M3E së fundmi pa asnjë paralajmërim, mirëpo duket se kompania ka ende për të ofruar.

Një telefon i palajmëruar nga Meizu është parë i listuar me specifika të plota, së fundmi në një ueb faqe.


Një pajisje pa emër konkret është parë në AnTuTu me specifika mjaft interesante.

Pajisja misterioze është Meizu m96 e cila do të debutojë me procesorin Samsung Exynos 8890, i njohur për performancë shumë të shpejtë.

Kjo pajisje do të ketë poashtu RAM memorie prej 4GB, 32GB hapësirë ruajtëse dhe kamerat prej 12 dhe 5 megapiksel.

Ekrani i këtij telefoni duket se do të ketë rezolucione prej 2,560 x 1,440 pikselëve.