Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë, tashmë ka arritur mbi 1 milion.
Këtë e konfirmoi në RTV Dukagjinit, Ylli Shala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Deri më një maj, sipas tij, është arritur numri prej 974 mijë e 543 persona të regjistruar, kurse të hënën pritet të dalin me shifrat zyrtare ku, sipas tij, veçse ka arritur numri në një milion qytetarë të regjistruar.
“Më 1 maj është afër 1 milion, pra 974 mijë e 543 persona. Të dhënat janë deri më datën 1 maj orën 22. Është përqindja e komunave sa kanë marrë pjesë. Tash po punojmë intensivisht, sepse i kemi vetëm edhe dy javë, regjistruesit janë në teren. E kanë obligim ta përfundojmë zonën e parë tani zonën e dytë. Regjistruesit janë shumë të mirë të këndshëm”, tha ai.
Shala foli edhe për procesin e regjistrimit në komunat veriore, për të cilat tha se ka tendencë për refuzim. Ai tha se në Leposaviq e Zubin Potok nuk ka shumë refuzime, kurse Komuna e Zveçanit dhe e Mitrovicës së Veriut janë më problematike në këtë aspekt.
Ai tha se më 17 maj do të përmbyllet procesi i regjistrimit, i cili, sipas tij, është tejet i rëndësishëm për vendin.
Tutje, ai u shpreh se të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar, munden që në faqen e ASK-së, t’i marrin numrat kontaktues dhe të komunikojnë me ASK-në për t’u regjistruar.
Në bazë të të dhënave të deritanishme në Prishtinë janë regjistruar rreth 120 mijë banorë që përbëjnë 12.27% e qytetarëve të Kosovës. Në vendin e dytë është Ferizaji me 73 mijë banorë. Në vendin e tretë qëndron Prizreni me 65 mijë banorë të regjistruar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje