LAJMI I FUNDIT:

Me një mbrëmje emocionuese inovacioni, BAT në Shkup festoi prezantimin e pajisjes glo Hyper Pro

Me një mbrëmje emocionuese inovacioni, BAT në Shkup festoi prezantimin e pajisjes glo Hyper Pro

Mbrëmë Shkupi ishte në qendër të ngjarjeve. Në mjedisin industrial të Laboratorium-it, dhe në shoqërinë e të ftuarve të shumtë, BAT festoi inovacionin më të fundit në stil – pajisjen ngrohëse të duhanit glo HYPER PRO. Në këtë mënyrë, përdoruesit në Maqedoni iu bashkuan afro nëntë milionë përdoruesve të moshës së rritur të glo-së anembanë botës.

Siç konfirmohet nga kompania, përdoruesit e moshës së rritur në Maqedoni patën mundësinë të jenë pjesë e një numri të vogël të vendeve në të cilat BAT operon në nivel global dhe në të cilat është në dispozicion pajisja më e re glo HYPER PRO.

Para pjesës muzikore, të pasuruar me prezencën e yjeve të estradës maqedonase, të ftuarit patën mundësinë të njihen me teknologjinë e avancuar që qëndron pas pajisjes më inovative për ngrohjen e duhanit të kompanisë BAT, e cila gjithashtu ka dizajn modern dhe elegant, të kombinuar me një përvojë të përmirësuar të përdoruesit.

Sashe Nikolovski, Drejtor i Përgjithshëm i BAT-it për Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, u uroi mirëseardhje të ftuarve në këtë ngjarje, por edhe në botën e glo-së.

“glo HYPER PRO nuk është thjesht një pajisje ngrohëse e duhanit, është më shumë se kaq, duke pasur parasysh se paraqet një kombinim të përkryer të inovacionit teknologjik me dizajn të sofistikuar. Është dizajnuar në mënyrë që momentet e përditshme të bëhen të veçanta, falë prezantimit të teknologjive të reja, si ekrani inteligjent LED, por edhe sistemi i ngrohjes me induksion HeatBoostTM. Më gëzon veçanërisht fakti që me ardhjen e glo HYPER PRO në tregun maqedonas, BAT bëhet kompania e vetme në industri që i ka të gjitha kategoritë e produkteve pa tym me rrezik të reduktuar*”, tha Nikolovski.

“Kanë kaluar dhjetë vjet që kur BAT-i lançoi e-cigaren e parë dhe filloi udhëtimin tonë të transformimit për të reduktuar rreziqet për duhanpirësit e moshës së rritur në mbarë botën. Jemi krenarë që sot, mbi 8.8 milionë konsumatorë të rritur përdorin glo. Ky version i fundit është më i avancuari i yni, me një përvojë të përmirësuar të përdoruesit që ofron përvojë më të kënaqshme. Vazhdojmë të dëgjojmë konsumatorët dhe të përmirësojmë produktet tona në mënyrë që ata të gjejnë një alternativë solide globale për të vazhduar të pinë duhanin. Në fund të fundit, BAT-i synon të mbështesë duhanpirësit e moshës së rritur që të kalojnë në këto produkte me rrezik të reduktuar në mënyrë që ne të përmbushim angazhimin tonë ndaj konsumatorëve dhe shoqërisë”, tha Nikolovski.

Një risi e madhe është teknologjia HeatBoost™ e ngrohjes me induksion, e cila mundëson shije më intensive gjatë modalitetit Intensiv të funksionimit të pajisjes. Kohëzgjatja e seancës në modalitetin Standard të funksionimit zgjat 4 minuta e 30 ndërsa është e mundur të realizohen 3 seanca radhazi.

Prezantimi i ekranit inovativ EasyView™ LED lejon përdoruesin e rritur të kontrollojë konsumin, ofron informacion për mënyrën e zgjedhur të funksionimit, statusin e baterisë, si dhe kohëzgjatjen e mbetur të konsumit.

Pajisja glo HYPER PRO nga sot do të jetë në dispozicion në pikat e shitjes në mbarë Maqedoninë.

Mos e humbisni mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij revolucioni teknologjik!

Rreth BAT-it

BAT është kompani lidere për produkte me konsum të gjerë në më shumë kategoritë, qëllimi i të cilës është të ndërtoj Një të nesërme më të mirë™ përmes reduktimit të ndikimit në shëndet duke ofruar më shumë opsione me zgjedhje të produkteve më të këndshme dhe më pak të rrezikshme për konsumatorët e moshës së rritur.

Ambicia e BAT-it është të ketë 50 milionë konsumatorë të rritur të produkteve të tyre pa tym deri në vitin 2030 dhe të prodhon të ardhura prej 5 miliardë paundë nga këto kategori të reja deri ne vitin 2025.

*Në bazë të peshës së provave dhe duke supozuar tranzicion të plotë nga pirja e duhanit klasik. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë vartësi.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori