LAJMI I FUNDIT:

“Një makinë që ishte plot me eksploziv”: Shpërthim në një hotel luksoz në Pakistan, detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

“Një makinë që ishte plot me eksploziv”: Shpërthim në një hotel luksoz në Pakistan, detajet dhe pamjet nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim në një hotel luksoz në qytetin pakistanez të Quetta ka vrarë të paktën katër persona dhe plagosur 12 të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ambasadori kinez në Pakistan dyshohet të ketë qenë objektivi i sulmit në parkun e makinave të Hotel Serena, thonë korrespondentët.


Ai kuptohet të jetë në Quetta, kryeqyteti i provincës Balochistan afër kufirit afgan, por nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes në atë kohë.

Talibanët pakistanezë kanë pretenduar të kenë kryer sulmin, pa dhënë detaje.

Në muajt e fundit grupi dhe organizatat e tjera militante, kanë shtuar sulmet në zonat fisnore pranë kufirit me Afganistanin.

Siç bëhet e ditur, automjeti shpërtheu në parkun e hotelit dhe zjarri u përhap disa automjete të tjera afër.

Pamjet e shpërthimit u shpërndanë në mediat sociale pas kësaj, duke treguar zjarrin që ndizej në parkun e makinave.

Hotel Serena është më i njohuri në Quetta dhe ofron strehim për zyrtarët qeveritarë dhe personalitete vizituese.

Ministri i Brendshëm, Sheik Rashid Ahmad, i tha transmetuesit pakistanez ARY News TV se “një makinë që ishte plot me eksploziv shpërtheu në hotel” ndërsa agjencia e lajmeve AFP e citoi atë duke thënë se ishte “një akt terrorist”.

Ai shtoi se ambasadori kinez, Nong Rong, ishte në një “mision” në atë kohë dhe kështu nuk ishte në hotel.

Ndërkohë një zëdhënës i Talibanëve konfirmoi për Reuters se “ishte një sulm vetëvrasës në të cilin bombarduesi ynë vetëvrasës përdori makinën e tij të mbushur me eksplozivë në hotel”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori