LAJMI I FUNDIT:

Një lojtar i ri në botën e veturave, mësohet edhe kur do të arrijë SUV-i i tyre i parë

Një lojtar i ri në botën e veturave, mësohet edhe kur do të arrijë SUV-i i tyre i parë

Një tjetër lojtar i ri po hyn në tregun e vetura elektrike – marka britanike Perseus ka konfirmuar zyrtarisht planet për të lansuar një SUV kompakt në 2027.

Marka u themelua nga Mohamed Jehia el Bakali, dhe kompania tashmë ka krijuar partneritete me prodhuesit dhe furnitorët për të realizuar vizionin e saj, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Perseus ka punësuar një sërë drejtuesish me përvojë nga JLR, Lotus, Bentley dhe Ineos, gjë që konfirmon më tej seriozitetin e planeve të saj.


Emri Perseus vjen nga mitologjia greke – Perseus ishte një vrasës i përbindëshave dhe djali i Zeusit, dhe është e qartë se marka dëshiron të prezantohet si një lojtar i fortë dhe inovativ në treg.

Modeli i parë Perseus do të bazohet në një platformë tashmë ekzistuese për vetura elektrike nga një prej prodhuesve të themeluar, e cila është konfirmuar zyrtarisht.

“Perseus tashmë ka marrëveshje kornizë me një grup evropian OEM për të licencuar platformën e avancuar të veturave elektrike, si dhe me një shtëpi udhëheqëse italiane të projektimit që do të sigurojë që dizajni dhe inxhinieria të përmbushin standardet më të larta”, tha themeluesi el Bakali.

Për momentin, opsionet përfshijnë arkitekturën MEB të Volkswagen dhe platformat STLA të Stellantis, por nuk specifikohet se në cilën do të mbështetet Perseus.

Përveç teknologjisë së baterisë dhe makinës, marka thekson gjithashtu bashkëpunimin me liderët botërorë në zhvillimin e ndërfaqeve njeri-makinë (HMI), inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e softuerit të automobilave. Qëllimi është që teknologjia e brendshme e automjetit të jetë në nivelin më të lartë.

Më shumë detaje rreth modelit të parë të markës Perseus do të dihen në muajt në vijim, por më shumë konkurrencë në tregun e makinave elektrike sigurisht që është e mirëseardhur. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shteti amerikan që ka më shumë mbushës për vetura elektrike sesa pika karburanti

Shteti amerikan që ka më shumë mbushës për vetura elektrike sesa pika karburanti

Auto
Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Auto
Shumë njerëz i bëjnë këto tre gabime, ato mund të jenë fatale - si ta mbushni veturën me karburant mbusheni me karburant?

Shumë njerëz i bëjnë këto tre gabime, ato mund të jenë fatale - si ta mbushni veturën me karburant mbusheni me karburant?

Auto
Pamje të tjera të dëmtimit të veturave Tesla, si protestë ndaj Elon Musk - pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë

Pamje të tjera të dëmtimit të veturave Tesla, si protestë ndaj Elon Musk - pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë

Auto
Prodhuesi i veturave luksoze elektrike tërheq automjetet e tij - arsyeja është qilimi!

Prodhuesi i veturave luksoze elektrike tërheq automjetet e tij - arsyeja është qilimi!

EVs
BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

EVs
Kalo në kategori