Ndërkohë Prishtinës, pos fitores ndaj AEK-ut, për të kaluar në raundin e dytë i duhet edhe fitorja e Energias rumune ndaj Astanas në Kazakistan, të mërkurën, përcjell sot Koha Ditore.

Brezec këtë edicion po luan me 19,8 pikë për ndeshje në FIBA Europe Cup. Në pesë takimet e deritashme mesatarisht ka realizuar edhe nga 7,6 kërcime e 2,2 asistime. Është realizatori i pestë më i mirë në FIBA Europe Cup, që është niveli i tretë i garave evropiane të basketbollit.


Qendra Brezec (216 cm) në shkurt të këtij viti firmosi me AEK-un, pasi kishte kaluar shtatë muaj në pension. Ai ka karrierë plot shkëlqim. Ndër të tjera, i ka kaluar tetë vite në NBA dhe 11 vite në ekipin përfaqësues të Sllovenisë.

"U pensionova edicionin e kaluar, pas kthimit nga Rusia. Gruaja ime lindi dhe kjo më bëri të mendoj se dua të qëndroi në shtëpi me familjen, pas kohës së gjatë të kaluar në SHBA dhe më pas në Rusi. Qëndrova në shtëpi për shtatë muaj, por vërtet më mungonin ndeshjet. Unë stërvitja rregullisht, mbaja formën dhe kur agjenti më telefonoi në muajin shkurt dhe më pyeti nëse jam i interesuar të luaj për AEK-un, nuk hezitova asnjë sekondë", ka thënë Brezec për sajtin e FIBA Evropës. 

telegrafi sport app