Kompania holandeze Ballinno ka paditur UEFA-n dhe prodhuesin e teknologjisë Kinexon për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë për pozitë jashtë loje të përdorur nga VAR, dhe gjykata e vetme e patentave do ta shqyrtojë çështjen të hënën.

Ballinno gjithashtu u përpoq të sfidonte përdorimin e teknologjisë jashtë loje për Kupën e Botës 2022 në Katar, por nuk pati sukses.


Të dy palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje për Euro 2024 në Gjermani, ndaj kompania e lartpërmendur paditi shtëpinë e futbollit evropian.

Screenshot 2024 05 31 233953

Nëse Ballinno fiton gjyqin, teknologjia gjysmë-automatike për pozitë jashtë loje nuk do të përdoret në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Meqë ra fjala, sistemi i përmendur me sensor në topin e futbollit është shpikur në vitin 2007 nga Peter Borst, dhe për rrjedhojë, federatat e futbollit kanë nevojë për lejen e tij për të përdorur sistemin.

“Ne kontaktuam menjëherë Kinexon, prodhuesin e teknologjisë që punon me UEFA-n dhe në disa raste u përpoqëm ta zgjidhim problemin në mënyrë miqësore, por ata nuk donin të bashkëpunonin”.

Screenshot 2024 05 31 234313

"Ndoshta ata menduan se ne ishim shumë të vegjël për të guxuar të padisim UEFA-n, por ne jemi krenarë për shpikjen tonë dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërkohë që të tjerët e përdorin atë pa lejen tonë. Procesi gjyqësor është i vetmi opsion për të mbrojtur shpikjen tonë nga përdorimi i paautorizuar", deklaroi pronari i Ballinno, Borst për mediat holandeze./Telegrafi/

telegrafi sport app